Emigracion

Suedia bie ndjeshëm në pranimin e azilkërkuesve në BE

todayApril 26, 2025 275

Background
share close

Gati gjysmë milioni persona morën azil në Bashkimin Europian gjatë vitit 2024, një rritje prej 6,9% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, Suedia vazhdon të bjerë në renditjen e vendeve që pranojnë më shumë azilkërkues.

Në vitin 2013, Suedia ishte vendi i BE-së që pranonte më shumë kërkesa për azil. Por sipas statistikave të reja nga Eurostat, Suedia ka rënë tani në vendin e 13-të.

Gjatë vitit 2024, numri total i azilkërkuesve të pranuar në BE u rrit me 6,9% duke arritur në 437.900 – mbi 28.000 më shumë se një vit më parë. Kjo është shifra e tretë më e lartë në 15 vitet e fundit, pas viteve 2016 dhe 2017 që pasuan krizën e madhe të refugjatëve nga Siria në vitin 2015.

Sirianët vazhdojnë të jenë grupi më i madh që merr azil (32,3% gjatë 2024), të ndjekur nga afganët (16,5%) dhe venezuelanët (7,9%).

Vendi që pranoi më shumë azilkërkues ishte Gjermania me 150.500 kërkesa të pranuara, më shumë se një e treta e totalit.

Suedia pranoi 3.705 persona, krahasuar me 6.100 gjatë vitit 2023.

Azili në BE 2024

Këto janë shifrat e azilkërkuesve të pranuar në 27 vendet e BE-së gjatë 2024:

  1. Gjermania: 150.500
  2. Franca: 65.230
  3. Spanja: 50.915
  4. Greqia: 40.235
  5. Italia: 39.645
  6. Austria: 25.075
  7. Holanda: 18.450
  8. Belgjika: 16.465
  9. Polonia: 7.030
  10. Bullgaria: 5.105
  11. Irlanda: 4.720
  12. Qipro: 3.820
  13. Suedia: 3.705
  14. Finlanda: 1.600
  15. Estonia: 1.355
  16. Luksemburgu: 975
  17. Danimarka: 820
  18. Rumania: 805
  19. Lituania: 380
  20. Malta: 260
  21. Çekia: 205
  22. Letonia: 190
  23. Sllovenia: 185
  24. Kroacia: 145
  25. Sllovakia: 65
  26. Hungaria: 15
  27. Portugalia: 10

Burimi: Eurostat, TT, GP.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%