Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Informacione për Suedin & Gede Juridik
Prej mijëra vitesh, drerët kanë marrë plaçkat për të shijuar kullota në vende të tjera. Nëse je në një situatë të ngjashme dhe planifikon të shpërngulesh me familjen brenda Suedisë, këtu do të gjesh udhëzime që mund ta lehtësojnë shpërnguljen.
“Fëmijët nën 18 vjeç duhet të jenë të regjistruar në adresën ku flenë shumicën e netëve. Pra, vlejnë të njëjtat rregulla si për të rriturit”, thotë Jens Lindqvist, zhvillues i shërbimeve në Skatteverket (Administrata Tatimore Suedeze).
Nëse do të shpërngulesh së bashku me familjen, kujdesu të njoftosh për shpërnguljen tënde dhe të fëmijëve. Këtë mund ta bësh lehtë përmes shërbimit elektronik “Flyttanmälan” të Skatteverket.
Nëse është e gjithë familja që shpërngulet në të njëjtën adresë, mjafton që njëri nga kujdestarët ligjorë të bëjë njoftimin për të gjithë familjen. Por, duhet të keni parasysh që kjo vlen vetëm nëse fëmija shpërngulet së bashku me të dy kujdestarët nga e njëjta adresë në një adresë të re të përbashkët, thotë Jens Lindqvist.
Tre pyetje të zakonshme për shpërngulje dhe regjistrimin në adresë
Ku duhet të jem i regjistruar?
Rregulli kryesor është që duhet të jesh i regjistruar atje ku banon (ku fle).
Si mund ta di numrin e apartamentit tim?
Numri i apartamentit është pjesë e adresës tënde dhe përbëhet nga katër shifra. Mund ta gjesh në hyrjen e ndërtesës, në derën e jashtme, në kutinë e postës ose në kontratën tënde të banesës. Nëse nuk e di, kontakto me pronarin e ndërtesës ose me shoqatën e banesës. Ki parasysh që ata mund të përdorin një sistem tjetër numerimi për përdorim të brendshëm.
Pse është e rëndësishme të jem i regjistruar në adresën e duhur?
Sepse ndikon në shërbimet publike dhe ndihmon në ndarjen e drejtë të burimeve në shoqëri:
Regjistrimi në adresën e saktë bën që edhe autoritetet e tjera dhe shumë institucione të tjera të kenë adresën tënde të saktë.
Prandaj, është detyrimi yt të njoftosh kur shpërngulesh. Prej disa vitesh, kushdo që me qëllim nuk njofton për shpërnguljen ose jep të dhëna të rreme tek Skatteverket, mund të paditet dhe të dënohet për vepër penale.
Burimi: Skatteverket
Written by: admin
Post comments (0)