Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kardinali amerikan Robert Francis Prevost është zgjedhur Papa i ri i Kishës Katolike. Ai do të jetë Papa i 267-të në histori dhe i pari nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në momentin që u bë njoftimi zyrtar, turma e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit shpërtheu në brohoritje dhe duartrokitje. Prevost ka zgjedhur të marrë emrin papnor Leo XIV.
Në fjalimin e tij të parë si Papa, ai tha: “Paqja qoftë me ju të gjithë.”
Zgjedhja e tij ndodhi shumë shpejt. Konklava, procesi i votimit për Papën e ri nisi të mërkurën në mbrëmje dhe përfundoi brenda pak orësh, gjë që konsiderohet e rrallë.
Papa Leo XIV pritet të sjellë një frymë të re në Kishën Katolike.
Written by: admin
Post comments (0)