Shqiperi & Kosove

Numërohen 44.15% e kutive të votimit në vend, PS kryeson me 83 mandate

todayMay 12, 2025 17

Background
share close

Deri në orën 14:00 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 2307 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë. Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, socialistët kanë deri tani 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan. Nga ana tjetër koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike nga 51 mandate që kishte, tashmë ka 50. Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë që Partia Mundësia ka 2 mandate dhe Lëvizja Bashkë një mandat./Topchannel

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%