Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Në Tiranë zhvillohet samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian duke sjellë për herë të parë në Ballkanin Perëndimor një ngjarje të këtij niveli. Në takim marrin pjesë 47 liderë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Evropa, përfshirë vendet e Bashkimit Evropian, shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe vende të tjera të kontinentit. Në qendër të diskutimeve do të jenë çështje kyçe si siguria, konkurrueshmëria ekonomike dhe fuqizimi i brezit të ri. Në kuadër të Samiti do të ketë edhe takime dypalëshe mes krerëve të delegacioneve dhe një sesion përmbyllës plenar. Ngjarja do të mbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp nga Kryeministri i Shqipërisë dhe Kryeministri i Danimarkës, vendi pritës i samitit të ardhshëm.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)