Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Facebook dhe Instagram po përdoren gjithnjë e më shumë nga grupe kriminale për të mashtruar përdoruesit. Kompania Meta, që është pronare e këtyre rrjeteve sociale, është vënë në qendër të kritikave për shkak të reklamave mashtruese që shpërndahen në platforma.
Sipas gazetës Wall Street Journal, këto mashtrime organizohen nga rrjete kriminale në Azinë Juglindore. Ata përdorin reklama të rreme, me foto dhe emra të vjedhur, për të bërë që njerëzit të blejnë produkte që nuk ekzistojnë ose të japin të dhënat e tyre personale.
Një nga viktimat, Edgar Guzman, thotë:
“Ne nuk shesim asgjë në internet, por njerëzit mendojnë se janë mashtruar nga kompania jonë. Është shumë e vështirë t’u shpjegojmë se nuk kemi lidhje me këto reklama”.
Dokumente të brendshme tregojnë se Meta ka lejuar reklamat mashtruese të vazhdojnë, edhe pasi ka marrë shumë sinjalizime. Në gjykatë, Meta ka deklaruar se nuk është përgjegjëse ligjërisht për të ndaluar mashtruesit.
Megjithatë, kompania thotë se po përpiqet të përmirësojë sigurinë, duke përdorur njoftime paralajmëruese, teknologji të njohjes së fytyrës dhe duke bashkëpunuar me banka dhe kompani të tjera teknologjike për të ndaluar mashtrimet.
Burimi: WSJ
Written by: admin
Post comments (0)