Shqiperi & Kosove

Rama: “Evropa të rishpikë veten”. Osmani: ” Nuk vlerësohen reformat tona, nuk vlerësohet puna jonë!”

todayMay 16, 2025 18

Background
share close

Një pjesë nga fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë    

“Beteja jonë nuk mund të ketë të bëjë vetëm me qëndresën ndaj asaj çka mund të na bëjnë të tjerët por duhet të jetë po kështu diçka që lidhet me atë se çfarë ne mund të bëjmë për veten tonë, për fëmijët tanë dhe për Evropën tonë. Kur Donald Tramp tha se Zoti e shpëtoi nga plumbi sepse i plotfuqishmi kishte një plan për Amerikën, tha vetëm gjysmën e së vërtetës. Gjysma tjetër është se Zoti kishte një plan edhe për Evropën. E nuk mund të ishte më e qartë sesa kaq. Evropa ka edhe një mundësi të dhuruar nga vetë Zoti për të rishpikur veten.”

Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës

“Përkundër faktit që jemi 100 për qind të linjëzuar me politikën e jashtme dhe atë të sigurisë së BE-së, fatkeqësisht ka një bllokadë totale nga ana e BE-së. Nuk vlerësohen reformat tona, nuk vlerësohet puna jonë dhe nuk vlerësohet fakti që jemi 100 për qind në përputhje me politikat e tyre. Po jepet një mesazh shumë i keq për rajonin tonë, pasi më shumë po hapet dera në raport me ata që po shkojnë në Moskë te Putini, sesa për ne që nuk shohim rrugë dhe alternativë tjetër përveç BE-së”.

 

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%