1️⃣ Shtetas me pasaportë shqiptare ose kosovare (pa leje qëndrimi në një shtet të BE-së)
Nëse jeni vetëm me pasaportë të Shqipërisë apo Kosovës dhe nuk keni leje qëndrimi të BE-së:
- Sipas ligjit të migracionit suedez, nuk keni të drejtë të qëndroni në Suedi gjatë kohës që shqyrtohet aplikimi për leje qëndrimi pune.
- Aplikimi duhet të bëhet jashtë Suedisë.
- Duhet të keni një kontratë pune të rregullt nga një kompani suedeze që përmbush kërkesat ligjore:
- Rrogë minimale mujore: 28,500 SEK (korona)
- Kompania duhet të ofrojë punë gjatë gjithë periudhës së kontratës – nuk lejohet të punoni për kompani të tjera.
- Kjo është thelbësore për të pasur mundësinë të aplikoni më vonë për leje qëndrimi të përhershme apo shtetësi suedeze (aktualisht pas 5 vitesh, por mund të ndryshojë në 8 vite).
- Procesi i aplikimit:
- Fillon nga punëdhënësi, i cili dorëzon dokumentacionin në sistemin e Migracionit.
- Më pas, ju merrni një numër reference për të vazhduar aplikimin online.
- Dokumentet e nevojshme: fotokopje të pasaportës, CV, kontrata, sigurimet etj.
- Formulari për aplikim: nr. 136011
- Aplikimi mund të bëhet edhe përmes një përfaqësuesi juridik të licensuar, si p.sh. GeDe Juridik AB.
2️⃣ Shtetas shqiptarë/kosovarë me leje qëndrimi të përhershme në një shtet të BE-së (p.sh. Greqi, Itali)
Nëse keni një rezidencë 5-vjeçare ose leje qëndrimi të përhershme në BE:
- Keni të drejtë ligjore të qëndroni në Suedi ndërsa pritet përgjigja për aplikimin tuaj për leje qëndrimi pune.
- Aplikimi mund të bëhet:
- Para se të hyni në Suedi – përmes Ambasadës Suedeze në Athinë.
- Ose pasi të jeni në Suedi – pranë Zyrës së Migracionit.
- Dokumentet e nevojshme përfshijnë:
- Fotokopje të pasaportës
- Kontratën e punës
- Dokumentet e familjes, nëse është e aplikueshme.
- Formulari për aplikim: nr. 138011
3️⃣ Shtetas shqiptarë/kosovarë me leje qëndrimi 1–4 vjeçare në shtete të tjera.
Nëse keni leje qëndrimi të përkohshme (1–4 vjet) në ndonjë shtet tjetër të BE-së:
- Trajtoheni njësoj si në pikën 1.
- Duhet të ndiqni rregullat e aplikimit për shtetas vetëm me pasaportë, pasi kjo nuk ju jep të drejtë qëndrimi në Suedi gjatë procesit të aplikimit.
4️⃣ Punësimi si “punëtor i marrë me qira” nga kompani ndërkombëtare
Nëse jeni punësuar përmes një kompanie ndërmjetësuese që nuk paguan taksa në Suedi:
- Kompania paguan taksa në vendin ku keni leje qëndrimi.
- Asnjë ditë e punës në Suedi nuk ju llogaritet për leje qëndrimi apo për shtetësi.
- Për qëndrimin në Suedi do të trajtoheni si turist, pra nuk keni përfitime si rezident dhe do të duhet të mbuloni vetë të gjitha kostot.
📌 Kujdes: Ligjet dhe rregulloret mund të ndryshojnë. Kontrolloni gjithmonë informacionet më të fundit në faqen zyrtare të Zyrës Suedeze të Migracionit.
Post comments (0)