Emisioni special për ndeshjen Shqiperi – Serbi, të ftuar Prof. Arben Milori, gazetari Andi Deçka.

todayJune 1, 2025 40 5

Background
share close

Emision special në Scandinavian Albania Radio për ndeshjen Shqipëri–Serbi, më 7 qershor në “Air Albania” Në kuadër të supersfidës Shqipëri–Serbi, që do të zhvillohet më datë 7 qershor në stadiumin “Air Albania”, Scandinavian Albania Radio sjell një emision special me të ftuar në linjë telefonike: Ish-futbollistin e Kombëtares Shqiptare në periudhën 1991–1995, njëherësh ish-lojtar i Dinamos, trajner futbolli, profesor Arben Milori. Gazetarin sportiv, Andi Deçka. Profesorin e edukimit fizik dhe trajnerin e disa ekipeve lokale në Suedi, Adri Spiro. Gjatë këtij emisioni “Podcast” do të ndiqni: Komente mbi kondicionin fizik të lojtarëve, Analizë të detajuar të ndeshjes, Analizë të kundërshtarit, Vlerësim të zgjedhjeve taktike të trajnerit Sylvinho, Dhe diskutim rreth ndikimit të ndjenjës patriotike në këtë supersfidë. Mos e humbisni këtë emision “Podcast” të veçantë.

 

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%