Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Gjithnjë e më pak njerëz në botë po bëjnë aq fëmijë sa do të dëshironin. Sipas një raporti të ri nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), arsyeja kryesore është jeta e shtrenjtë dhe vështirësia për të gjetur një partner të përshtatshëm.
Studimi përfshiu persona nga 14 vende të ndryshme, përfshirë edhe Suedinë. Këto vende përbëjnë rreth një të tretën e popullsisë së botës. Gati 40% e njerëzve thanë se nuk kanë fëmijë sepse nuk munden financiarisht. Vetëm 12% thanë se arsyeja është shëndeti.
“Po përballemi me një rënie të madhe dhe të pazakontë të lindjeve në botë”, tha Natalia Kanem, drejtuese e UNFPA.
Sipas saj, shumë njerëz duan fëmijë, por kushtet e jetesës sot janë shumë më të vështira se më parë.
Burimi: BBC
Written by: admin
Post comments (0)