Bota & Kuriozitete

Shkencëtarët paralajmërojnë: Bakteriet e reja mund të vrasin gjithçka

todayJune 21, 2025 33

Background
share close

Një zbulim i ri shkencor mund të sjellë rrezik të madh për jetën në Tokë, paralajmërojnë ekspertët.

Shkencëtarët kanë filluar të krijojnë në laborator molekula dhe mikroorganizma të “pasqyruar”, pra të ndërtuar ndryshe nga ato që gjenden natyrshëm në natyrë. Në pamje të parë kjo duket si një arritje pozitive: për shembull, versionet e reja të insulinës mund të qëndrojnë më gjatë në trup, pasi enzimat nuk mund ta shpërbëjnë atë lehtësisht.

Por disa studiues paralajmërojnë për pasoja të rënda. Nëse krijohen baktere të tëra me këto molekula të pasqyruara, ato mund të jenë të paprekshme për sistemin imunitar të njeriut apo të kafshëve. Antitrupat nuk do t’i njohin dot dhe nuk do mund të mbrojnë trupin nga këto mikrobe.

“Nëse këto organizma do të përhapeshin, mund të ishin të pamundura për t’u ndalur. Njerëzit, kafshët dhe bimët do të ishin të pambrojtura,” thotë mikrobiologu David Relman nga Universiteti Stanford.

Tashmë ka zëra të fortë në botën shkencore që kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të krijimit të këtyre organizmave. Ata theksojnë se përfitimet nuk ia vlejnë rrezikut të madh që mund të sjellin për jetën në Tokë.

Burimi: Revista Times

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%