Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Evropa Jugore po përjeton një valë të nxehti me temperatura shumë të larta. Në Spanjë, gjatë fundjavës, pritet që termometri të shënojë deri në 47 gradë Celsius, shkruan gazeta The Telegraph.
Shumë vende kanë dhënë paralajmërime për shëndetin, dhe njerëzit këshillohen të qëndrojnë brenda gjatë orëve më të nxehta të ditës.
Në Italinë veriore, për shkak të temperaturave të larta, një pjesë e autostradës mes qyteteve Vicenza dhe Verona është mbyllur, sepse asfalti është shkrirë dhe deformuar, raporton Corriere Del Veneto.
Kjo situatë ekstreme është shkaktuar nga një fenomen meteorologjik i quajtur “kupolë e nxehtësisë” një zonë me presion të lartë që qëndron pezull mbi një rajon dhe bllokon nxehtësinë, duke e mbajtur atë të ngujuar për ditë të tëra.
Autoritetet në disa vende evropiane u bëjnë thirrje qytetarëve të kujdesen për veten, të pinë shumë ujë dhe të shmangin daljet gjatë vapës së madhe.
Written by: admin
Post comments (0)