Bota & Kuriozitete

Çekia rrit kufirin në 150 km/h, ja shpejtësitë maksimale në vendet e tjera të Europës.

todayAugust 20, 2025 22

Background
share close

Ndërsa shumica e vendeve evropiane po e ulin kufirin e shpejtësisë në rrugë dhe autostrada, Republika Çeke ka vendosur të bëjë të kundërtën.

Që nga viti 2025, në një segment 50 kilometra të autostradës nga Praga drejt Austrisë, do të nisë një provë me një sistem të ri elektronik. Në atë rrugë do të vendosen 42 tabela elektronike, të cilat do të ndryshojnë kufirin e shpejtësisë në varësi të motit dhe trafikut.

Në kushte të mira moti dhe me trafik të ulët, shpejtësia maksimale do të mund të arrijë deri në 150 km/h (nga 130 km/h që është kufiri normal). Nëse moti është i keq ose trafiku i dendur, kufiri do të ulet deri në 110 km/h. Nëse eksperimenti jep rezultate të mira, sistemi mund të vendoset edhe në rrugë të tjera të vendit, shkruan AutoBlog.

Çekia nuk është e vetme në këtë nismë. Spanja testoi këtë vit një model të ngjashëm dhe lejoi deri në 150 km/h në disa raste, por rezultatet ende nuk janë bërë publike. Edhe Austria disa vite më parë provoi kufirin prej 140 km/h në një autostradë. Sipas autoriteteve, testimi ishte pozitiv dhe nuk u shënuan më shumë aksidente, por pas një viti e gjysmë projekti u ndalua me vendim të ministres së klimës, raporton The Local Austria.

Kufijtë e shpejtësisë në disa vende të Evropës:

  • Republika Çeke – deri në 150 km/h, kufi i ndryshueshëm sipas kushteve të motit dhe trafikut.
  • Polonia – 140 km/h në autostrada.
  • Austria – 140 km/h, test i mëparshëm që u ndërpre.
  • Franca – 130 km/h kufi standard në autostrada.
  • Suedia & Finlanda – 120 km/h, në Finlandë vetëm gjatë verës, në disa segmente edhe në Suedi.
  • Gjermania – pa kufi të përgjithshëm, por shpejtësia e rekomanduar është 130 km/h.

Me këtë vendim, Çekia bëhet vendi i parë i Bashkimit Evropian që vendos një kufi shpejtësie deri në 150 km/h, i rregulluar sipas kushteve të rrugës.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%