Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Për herë të parë, Radiotelevizioni Italian (RAI) do të nisë më 21 shtator transmetime të dedikuara në gjuhën arbëreshe, duke i dhënë zë dhe hapësirë një prej komuniteteve më të vjetra shqiptare në diasporë. Iniciativa, e ndërmarrë nga RAI Calabria, synon ruajtjen e kulturës, gjuhës dhe identitetit arbëresh në Itali përmes prodhimit të reportazheve dhe emisioneve radio-televizive.
Gazetarja Alba Kepi, në një intervistë për Andri Xhahun në emisionin “Në radio”, e cilësoi këtë zhvillim si “fitoren e një beteje institucionale të nisur që në vitin 2022”. Pas një sërë takimesh mes përfaqësuesve arbëreshë, RAI Calabria-s dhe institucioneve italiane, çështja përfundoi në Senat, i cili në maj 2024 miratoi fondin e dedikuar në buxhetin e radiotelevizionit publik.
Sipas planit të RAI-t, programet e reja do të nisin të dielën, më 21 shtator:
“Ky është rasti i parë që një media publike italiane i kushton një seri emisionesh komunitetit arbëresh,” thekson Kepi. Ndryshe nga minoritetet e tjera që janë mbështetur kryesisht tek televizione private, arbëreshët kanë tashmë një hapësirë zyrtare brenda medias kombëtare një hap i konsideruar revolucionar për mbrojtjen e kulturës.
Iniciativa vjen në një kohë sfidash demografike për komunitetin, pasi emigrimi i të rinjve nga jugu i Italisë ka lënë shumë qyteza arbëreshe të banuara kryesisht nga të moshuar. Kjo rrezikon gjuhën dhe trashëgiminë kulturore, të cilat, sipas Kepit, “janë mbajtur gjallë sidomos nga nënat në familje”.
Emisionet do të transmetohen në shqipen arbëreshe, duke shërbyer si mjet edukimi e motivimi për brezat e rinj. Projekti është planifikuar të zgjasë 13 muaj, me mundësi zgjerimi nëse rezulton i suksesshëm.
Ky hap historik shënon një moment kthese për arbëreshët e Italisë, të cilët prej gati gjashtë shekujsh kanë ruajtur gjuhën dhe traditat shqiptare. Për ta, transmetimet në gjuhën e të parëve janë më shumë se media ato janë një urë mes së shkuarës dhe së ardhmes.
Written by: admin