Bota & Kuriozitete

Alarm për dronë në aeroportin e Mynihut, ndalen 32 fluturime

todayOctober 3, 2025 12

Background
share close

Aeroporti i Mynihut u detyrua të mbyllej të enjten mbrëma pas vëzhgimeve të dronëve. Në total u prekën 32 fluturime dhe mijëra pasagjerë mbetën të bllokuar. Lajmi ishte kryefjalë në të gjitha faqet kryesore të lajmeve gjermane të premten.

Sipas raportimit të Tagesschau, ende nuk është e qartë nëse bëhej fjalë për një apo disa dronë. As dronët dhe as ndonjë person i dyshuar nuk janë identifikuar, prandaj nuk dihet kush qëndron pas incidentit.

Një operacion policor vazhdoi gjatë natës, por në mëngjesin e së premtes aeroporti u hap sërish dhe funksionoi normalisht.

Aktualisht, numri i vizitorëve në Mynih është shumë i lartë për shkak të festimeve të Oktoberfest-it që janë duke u zhvilluar.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%