Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria suedeze ka miratuar sot një vendim të ri për të rritur ndihmën financiare që u jepet personave që duan të kthehen në vendin e tyre të origjinës. Kjo ndihmë, e quajtur “ndihmë për rikthim në atdhe”, do të rritet ndjeshëm duke filluar nga 1 janari 2026.
Sipas vendimit të ri të qeverisë, shumat do të jenë si më poshtë:
Ministri i Migracionit, Johan Forssell, tha në një deklaratë për shtyp se qëllimi i kësaj ndihme është t’u japë mundësi personave që nuk ndihen mirë ose nuk janë integruar mjaftueshëm në shoqërinë suedeze, të nisin një jetë të re në vendin e tyre të origjinës.
Më parë, ndihma për rikthim ka qenë shumë më e ulët vetëm 10 000 krona për çdo të rritur dhe 5 000 krona për çdo person nën 18 vjeç. Gjithashtu, ka pasur një kufi maksimal prej 40 000 kronash për familje.
Me rregullat e reja që qeveria miratoi sot, ndihma do të jetë disa herë më e madhe dhe do të hyjë në fuqi nga data 1 janar 2026.
Burimi: Aftonbladet
Written by: admin