Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Gjatë bisedës folëm për jetën e tij në Kosovë para angazhimit atdhetar, për arsyet që e shtynë të përballej me regjimin jugosllav dhe për momentin e rëndë kur u dënua me 14 vite burg. Ai rrëfeu detaje nga arratisja e tij e rrezikshme, emocionet e kalimit të kufirit dhe ndjenjat që përjetoi kur, për herë të parë, shkeli në Shqipëri.
Biseda preku edhe jetën e tij në Shqipërinë e asaj kohe, ëndrrat, zhgënjimet, sfidat e mërgimit dhe mallin e pashuar për familjen dhe Kosovën. U ndalëm te sakrificat e familjes, momentet më të vështira të ndarjes, lajmet që vinin nga vendlindja dhe ndjenja e pafuqisë për të mos qenë pranë popullit të tij në kohët më të rënda.
Me emocione të veçanta, ai kujtoi çlirimin e Kosovës, kthimin pas shumë vitesh në vendlindje dhe ndjenjat që e pushtuan në ato momente historike. Po ashtu, foli për krenaritë, pendimet, miqësitë dhe gjestet njerëzore që i kanë mbetur në zemër gjatë gjithë jetës.
Në fund, biseda u përmbyll me reflektimin e tij për kuptimin e fjalës Atdhe, një mesazh i fuqishëm që mbetet aktual për çdo shqiptar, kudo që jeton.
Një intervistë e mbushur me histori, emocione dhe kujtime që dëshmojnë se liria dhe identiteti kombëtar janë ndërtuar mbi sakrifica të mëdha njerëzore. Faleminderit, z. Shefqet Kryeziu, për rrëfimin e sinqertë dhe frymëzues.
Shefqet Kryeziu tregoi se idhujt dhe frymëzuesit e tij më të mëdhenj kanë qenë Adem Demaçi dhe Ukshin Hoti, dy figura emblematike të qëndresës dhe idealit kombëtar shqiptar.