Mes dy Botëve: Podcast me Psikologen Suela Jahja

todaySeptember 26, 2026 11

Background
share close

A mjafton një jetë e mirë, siguria ekonomike dhe një shoqëri me standard të lartë jetese për ta mbrojtur një të ri nga droga?

Në këtë episod të podcastit kemi të ftuar psikologen Suela Jahja, me të cilën zhvillojmë një bisedë të hapur dhe pa tabu rreth rinisë, drogës, vetmisë, presionit social dhe shëndetit mendor në Suedi.

Çfarë i shtyn të rinjtë drejt drogës?
A e kuptojnë prindërit në kohë se diçka nuk shkon?
Cilat janë shenjat që nuk duhen neglizhuar?
Dhe sa rëndësi ka familja në momentet kur një i ri po përballet me vështirësi?

Suela ndan këndvështrimin e saj profesional dhe përvojën nga puna me pacientë që jetojnë në Suedi, duke sjellë një perspektivë të sinqertë mbi një realitet që shpesh fshihet pas heshtjes.

Një bisedë për prindërit, të rinjtë, por edhe për këdo që dëshiron të kuptojë më mirë se çfarë fshihet pas një sjelljeje që në pamje të parë mund të duket thjesht “zgjedhje e gabuar”.

Dëgjojeni episodin deri në fund dhe na tregoni në komente: A po flasim mjaftueshëm për këtë problem?

Mos harroni të abonoheni në kanal në Youtube.

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP