Intervista “Podcast” me Gentiana Dedaj nga GeDe Juridik

todayOctober 4, 2026 21

Background
share close

Si gjithmonë, sa herë që kemi ndryshime në legjislacionin suedez që lidhen drejtpërdrejt me komunitetin shqiptar, ne ftojmë Gentiana Dedaj nga GeDe Juridik për të na ndihmuar t’i kuptojmë më qartë këto ndryshime dhe ndikimin e tyre.

Gentiana Dedaj ishte e ftuara jonë në një intervistë të veçantë, ku iu përgjigj pyetjeve dhe shqetësimeve të shqiptarëve në Suedi lidhur me ligjet e reja që hynë në fuqi më 1 tetor, si edhe me rregullat dhe ndryshimet e tjera që priten në të ardhmen e afërt.

Një podcast me pyetje dhe përgjigje konkrete rreth emigracionit, lejeve të qëndrimit, ndryshimeve ligjore dhe çështjeve që prekin drejtpërdrejt jetën e emigrantëve në Suedi.

Mos e humbisni këtë intervistë me Gentiana Dedaj, eksperte e fushës juridike, e cila na ndihmon të kuptojmë më mirë se çfarë po ndryshon dhe çfarë duhet të dinë shqiptarët që jetojnë në Suedi.

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP