Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Në emisionin “Mes dy Botëve” në SkandinavianAlbaniaRadio, zhvilluam një bisedë të veçantë me aktorin, poetin dhe shkrimtarin Çun Lajçi.
Në këtë intervistë folëm për artin dikur dhe sot, për kohën kur artisti shqiptar kishte jo vetëm mision artistik, por edhe kombëtar, për vizitat dhe takimet mes artistëve shqiptarë nga troje të ndryshme, si dhe për rolin që arti ka pasur në afrimin dhe bashkimin e shqiptarëve.
Një pjesë e veçantë e bisedës iu kushtua librave dhe “librarisë në trotuar” një mënyrë e drejtpërdrejtë e Çun Lajçit për ta afruar librin me lexuesin dhe për të komunikuar me njerëzit pa barriera, jashtë skenës dhe sallave.
Folëm gjithashtu për raportin e shoqërisë së sotme me librin, për kulturën shqiptare, për përgjegjësinë e artistit ndaj shoqërisë dhe për trashëgiminë që një artist dëshiron të lërë pas.
Për secilin që dëshiron të porosisë një libër të Çun Lajçit, mund ta kontaktoni drejtpërdrejt përmes profilit të tij në Facebook.