Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Në emisionin “Mes dy Botëve”, zhvilluam një bisedë të hapur dhe shumë natyrale me humoristin Ardian Meholli “Baskia”.
Folëm për jetën e tij përtej humorit, për atë se kush është Ardiani kur fiket kamera dhe largohet nga skena, si lindi emri “Baskia” dhe si nisi rrugëtimi i tij në botën e humorit.
Prekëm edhe anën tjetër të këtij profesioni: kufijtë e humorit, temat me të cilat nuk bëhet shaka, situatat e sikletshme në skenë dhe pritshmëritë e publikut që humoristi të jetë gjithmonë i buzëqeshur, edhe kur vetë nuk është në ditën e tij më të mirë.
Biseduam gjithashtu për realitetin e artistëve në Kosovë, vështirësitë ekonomike, sakrificat që kërkon ky profesion dhe një pyetje që shtrohet shpesh: A mund të jetohet sot vetëm nga humori?
Një bisedë jo vetëm me Baskinë që njeh publiku, por edhe me Ardianin si njeri, familjar dhe artist.
“Mes dy Botëve” aty ku flasim përtej skenës.