Intervista me Z.Fatos Shala, zyrtar në Shërbimin Konsullor të Ambasadës së Kosovës në Suedi.

todayOctober 25, 2026 6

Background
share close

Në emisionin “Mes dy Botëve” në SkandinavianAlbaniaRadio, i ftuar ishte Z. Fatos Shala, zyrtar në Shërbimin Konsullor të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Suedi.

Gjatë intervistës trajtuam një sërë çështjesh me interes të drejtpërdrejtë për mërgatën shqiptare në Suedi.

Folëm për procedurat e aplikimit për pasaportë dhe letërnjoftim, dokumentet që kërkohen, rezervimin e termineve, afatet e pritjes dhe mënyrën se si zhvillohen shërbimet konsullore.

Një pjesë e veçantë e bisedës iu kushtua regjistrimit të fëmijëve të lindur në Suedi, përfshirë regjistrimin për herë të parë në sistemin e Republikës së Kosovës dhe dokumentacionin që duhet të paraqesin prindërit.

Diskutuam gjithashtu për prokurat, legalizimet dhe noterizimet, shërbimet e gjendjes civile, procedurat në rast të humbjes së pasaportës dhe mënyrën se si veprohet në raste urgjente.

Temë e rëndësishme ishte edhe ligji për lirimet nga pagesat konsullore, kategoritë që përfitojnë nga këto lehtësime dhe mënyra se si ato zbatohen në praktikë në Ambasadën e Kosovës në Suedi.

Po ashtu, folëm për komunikimin e Ambasadës me komunitetin shqiptar, kërkesat më të shpeshta të qytetarëve dhe punën e përditshme të Shërbimit Konsullor në mbështetje të bashkatdhetarëve tanë.

Mes dy Botëve – Skandinavian Albania Radio
Me Asdren Gashin

Klikoni më posht dhe dëgjoni Intervistën ⬇️

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP