Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Mbrëmë, në Skandinavian Albania Radio, në emisionin “Mes dy Botëve”, i ftuar ishte Xuxi, me të cilin zhvilluam një bisedë të hapur dhe interesante për muzikën shqiptare ndër vite, rock-un, skenën e dikurshme dhe atë të sotme.
Folëm për grupet që kanë lënë gjurmë në historinë e muzikës shqiptare, si Gjurmët, Minatori, 403, TNT dhe Ilirët, për historinë e grupit Sahara, artistët e rinj, përdorimin e Auto-Tune-it, muzikën urbane, si dhe për ndryshimet e mëdha që ka sjellë koha, nga kasetat dhe radiot deri te YouTube, Spotify dhe TikTok.
Xuxi foli edhe për angazhimin e tij si moderator në Radio Kosova Metropol, ndërsa një pjesë e veçantë e bisedës iu kushtua edhe Big Brother VIP Kosova.
Ai ndau disa opinione të forta për Milaim Zekën, duke theksuar se, sipas tij, një opinionist duhet të komentojë atë që ndodh brenda shtëpisë së Big Brother-it dhe të mos ndërhyjë në jetën private të banorëve jashtë saj. Xuxi kritikoi faktin se, sipas vlerësimit të tij, Milaim Zeka e kishte tejkaluar vazhdimisht këtë kufi.
Një intervistë pa dorëza, e mbushur me kujtime, muzikë, histori dhe opinione të drejtpërdrejta.
Xuxi në “Mes dy Botëve” Skandinavian Albania Radio.