Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Vazhdojnë akuzat dhe ndëshkimet e ndërsjella mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike në Shqipëri. Pas kaosit të krijuar ditën e djeshme brenda sallës së kuvendit dhe jashtë tij, Policia ka dërguar në SPAK, 7 deputetë të Partisë demokratike, për veprat “Kanosja”, “Shkelje e rregullave mbi lëndët helmuese”, referuar deputetet Elda Hoti e cila hodhi lëndë të dyshuar si benzinë në sallë, dhe veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, referuar deputetëve të tjerë. Nga ana tjetër, deputetët opozitarë akuzojnë efektivë të policisë se kanë kanosur me armë zjarri, gjatë përplasjeve fizike jashtë dyerve të Kuvendit. Për këtë akuzë, reagoi edhe ministri i brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha, i cili mohoi nxjerrjen e armës nga Policia. Sipas tij, forma intimiduese me mjete shkatërruese dhe djegëse bie ndesh me parimet e demokracisë. Së fundmi, opozita në Shqipëri ka protestuar në mënyra të ndryshme. Ata kërkojnë largimin e Partisë Socialiste nga pushteti dhe zëvendësimin e saj me një qeveri teknike para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.
Pjesë nga deklarata e ministrit të brendshëm, Ervin Hoxha.
“E drejta e dhunës, djegies, shkatërrimit, goditjes së punonjësve të policisë nuk do të tolerohet. Në deklaratën e policisë së shtetit është shprehur qartë që nuk ka pasur asnjë tentativë të nxjerrjes së armëve nga ana e punonjësve të policisë. Forcat e policisë së shtetit nuk kanë pasur dhe nuk kanë qenë të pajisur me armë zjarri. Forcat e policisë dhe garda janë atje për të mbrojtur institucionet kushtetuese.”
Burimi i fotografisë: Top channel
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)