Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Armenia zyrtarisht ka njohur shtetin palestinez, bëri të ditur Ministria e Jashtme e këtij shteti përmes një deklarate për media. Armenia tha se duhet të vendoset paqe afatgjatë dhe stabilitet në Lindjen e Mesme. Jerevani, që vetë ka qenë i përfshirë në konflikt ne Azerbajxhanin fqinj për dekada të tëra, ka dënuar ofensivën ushtarake të Izraelit në Gazë.
“Kjo njohje kontribuon pozitivisht në ruajtjen e zgjidhjes me dy shtete e cila përballet me sfida sistematike, dhe promovon sigurinë, paqen dhe stabilitetin për të gjitha palët e përfshira”, u tha në deklaratën e presidencës së Autoritetit Palestinez.
Ky vendim i Jerevanit nxiti zemërim në Izrael, i cili ftoi në bisedë qortuese ambasadorin armen.
Spanja, Irlanda dhe Norvegjia janë në mesin e shteteve perëndimore që zyrtarisht e kanë njohur shtetin palestinez muajin e kaluar, duke nxitur Izraelin që të tërheqë ambasadorët e tij nga Madridi, Dublini dhe Oslo.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)