Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Arrestohet ish presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Meta u arrestua nga SPAK, nën akuzat për tri vepra penale. Ilir Meta akuzohet për pastrim parash, korrupsion dhe pasuri të padeklaruar. Opozita shqiptare e sheh arrestimin e Metës si persekutim politik.
SALI BERISHA, KREU I PARTISË DEMOKRATIKE
“Çdo gjë ndaj tij është politike. Persekutimi politik i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik. Nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik, e ndoshta edhe fizik të Ilir Metës.”
Për arrestimin e Ilir Metës ka reaguar ashpër edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Ted Blushi, duke thënë se ky është një akt “kriminal” dhe do të japin përgjigjen shembullore. Blushi e cilësoi kreun e Prokurorisë së Posaçme si Osmah Bin Laden e drejtësisë shqiptare.
TED BLUSHI, ZËDHËNËS I PARTISË SË LIRISË
“Ka guxuar sot të marrë peng ish-Presidentin, ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e Parlamentit. Kam edhe një mesazh për ata horra me kapuç të zinj sot, që guxuan të vënë dorën mbi Presidentin e Partisë së Lirisë, e kanë personale me ne. Sepse mënyra dhe akti kriminal i paligjshëm dhe terrorist i një strukture terroriste që tenton të eliminojë opozitën do të marrë një përgjigje shembullore.”
Përpos arrestimit të ish presidentit, SPAK vendosi edhe masën e sigurisë, detyrim paraqitje për deputeten Monika Kryemadhin, njëkohësisht bashkëshortja e Ilir Metës dhe ish- kryetare e Partisë Lëvizja socialiste për Integrim. Kryemadhi ka reaguar duke thënë se këto janë sulme të drejtësisë ndaj opozitës shqiptare.
Ka reaguar edhe avokati i Ilir Metës, i cili ka thënë se Meta do të përballet me procesin.
GENC GJOKUTAJ, AVOKAT I ILIR METËS
“Pas një rrëmbimi bandideskt me një sjellje tjetër jo ligjore ndodh me një person që ka që disa herë në Spak ka dhënë shpjegime me çfarë e kanë pyetur kjo çështje ka 5 vite, ka 5 vite në duart e prokurorëve, dyshja Rama-Dumani, mashat e ish bashkëpunëtorëve të Ilir Metës dhe mashat ndaj tyre. Ai është i vendosur të përballet me procesin, çdo gjë që shkruhet në këtë vendim është i qartë.”
Cifti bashkëshortor Meta-Kryemadhi janë prej kohësh, nën llupën e SPAK. Ndaj Metës ka edhe çështje të tjera hetimore si dosja Cez-Dia. Ai akuzohet për kontratë lobuese rreth 700 mijë dollarë për Lsi-në, në SHBA. Meta është kallëzuar në SPAK edhe ndaj ish-deputeti Halit Valteri. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk deklaruan shpenzimet për ndërhyrjet estetike, jashtë shtetit. Në deklaratat e mëparshme të Metës në prokurorinë e posaçme, ai ja ka faturuar bashkëshortes së tij Kryemadhit, çështjen e pronave dhe financat. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë në proces divorci, prej disa muajsh. Monika Kryemadhi është gjithashtu nën hetim pasuror nga SPAK.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)