Xhesika

101 Results / Page 11 of 12

Background

Shqiperi & Kosove

Të dielën, zgjedhjet në Serbi/ Kandidatët shqiptarë në Luginën e Preshevës

Të dielën në Serbi mbahen zgjedhjet lokale. Shqiptarët e Luginës së Preshevës në këto zgjedhje garojnë me gjashtë lista vetëm në Preshevë dhe katër në Bujanoc. Në tubimin e mbajtur mbrëmë në Prishtinë nga dy kandidatët e PVD-së Ardita Sinani për Preshevën dhe Ragmi Mustafa për Bujanocin, në të cilin mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, u theksua nevoja për të mbështetur Luginën për t'i tejkaluar pabarazitë që […]

todayMay 30, 2024 5 2

Shqiperi & Kosove

Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën antikorrupsion

Gjatë ditës së djeshme, Kuvendi miratoi me 72 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim rezolutën e propozuar nga PS për antikorrupsionin dhe mirëqeverisjen. Projektrezoluta antikorrupsion e propozuar nga maxhoranca u shoqërua me debate në Kuvend. Kjo rezolutë synon të rrisë forcimin e ligjit të luftojë korrupsionin si edhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian. Sipas kryeministrit Edi Rama, flamuri shqiptar do të ngulet në Bashkimin Evropian […]

todayMay 28, 2024 12

Shqiperi & Kosove

Sylvinho publikon listën paraprake të futbollistëve për Euro2024

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka publikuar listën paraprake të 27 futbollistëve që do të mblidhen për përgatitjet në kuadër të “Euro 2024”.  Lista finale do të shpallet zyrtarisht më 7 qershor. Shqipëria do të nisë rrugëtimin e saj në Dortmund, më 15 qershor, ku do të përballet me Italinë. Sfida e dytë e Shqipërisë do të jetë ndaj Kroacisë më 19 qershor, e më pas me Spanjën më 23 qershor.

todayMay 27, 2024 14 2

Shqiperi & Kosove

Asambleja Parlamentare e NATO-s miratoi rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës, nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar

Asambleja Parlamentare e NATO-s miratoi rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës, nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar. Shumica e vendeve kanë votuar “për”, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende të tjera kanë abstenuar. Takimi i Asamblesë u mbajt në Sofje të Bullgarisë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nëpërmjet një postimi në X, falënderoi vendet anëtare dhe tha se e ardhmja e Kosovës është në NATO. Për […]

todayMay 27, 2024 7

Shqiperi & Kosove

Përleshje në Shkup, 1 person i vdekur, 2 të plagosur

Mbrëmjen e djeshme në Shkup, ka ndodhur një përleshje me armë zjarri. Sipas informacioneve, 1 person mbeti i vdekur edhe dy të tjerë të plagosur. Bëhet me dije se viktima është shqiptar, personazh i njohur muzikanti Amar Ismani. Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shkup, së bashku me ekipet hetuese të MPB-së, gjatë natës kanë kryer hetime. Prokurori publik ka lëshuar urdhër për ekspertizë të gjurmëve të marra […]

todayMay 27, 2024 12

Shqiperi & Kosove

Tiranë, makina merr flakë në ecje

Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradë, në Tiranë. Mësohet se në momentin kur ka marrë flakë, makina ka qenë ende në ecje. Policia ndodhet në zonë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, megjithatë akoma nuk dihen shkaqet. Mësohet se nuk ka asnjë të lënduar.

todayMay 26, 2024 9

Shqiperi & Kosove

Serbia i kërkon NATO-s të mos ia avancojë statusin Kosovës

Delegacioni i Parlamentit të Serbisë, që ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Sofje, përmes një letre, i ka kërkuar kësaj Asambleje që të mos i japë Kuvendit të Kosovës statusin e anëtarit të asocuar. Delegacioni serb u takua me kreun e delegacionit amerikan në NATO, Michael Turner, të cilit iu dorëzua një letër nga kryeparlamentarja e Serbisë, Ana Bërnabiq. Përmes letrës, Serbia u bëri thirrje […]

todayMay 26, 2024 10

Shqiperi & Kosove

Kurti: Rajoni, i rrezikuar vërtetë nga një luftë e re

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia po intensifikon bashkëpunimin me Rusinë, Iranin dhe Kinën, duke paralajmëruar se ka rrezik të vërtetë për një luftë të re në rajon. Gjatë fjalimit në Konferencën e Mbrojtjes, që po mbahet në Londër, Kurti tha se në kohën kur Evropa po përjeton një luftë në Ukrainë, nuk duhet të injorohet edhe një luftë më rajon. “Tre nga katër brigadat e kombinuara të […]

todayMay 23, 2024 9 2

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%