SHEFI I OKB-SË PER ENERGJI BERTHAMORE, VIZITON CENTRALIN BËRTHAMOR NË KURSK
Shefi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, viziton centralin bërthamor në Kursk, për të cilin Moska ka thënë se është sulmuar vazhdimisht prej forcave ukrainase, të cilat janë rreth 30 kilometra larg. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka akuzuar Ukrainën se po tenton të sulmojë centralin e Kurskut, në të cilin gjenden katër reaktorë sovjetikë, të modelit të njëjtë sikurse ata të centralit bërthamor në Çernobil. […]