Xhesika

472 Results / Page 19 of 53

Background

Shqiperi & Kosove

Rriten pagat e mësuesëve në Shqipëri. Mesatarja pritet 950 euro.

Rriten pagat e mësuesëve në Shqipëri. Duke nisur që nga muaji gusht, rreth 30 mijë mësues do të kenë rritje rroge, me reformën e pagave. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu në një intervistë për Top Channel. Ministrja tha se qeveria synon arritjen e pagës në 950 euro mesatarisht për arsimtarët. “Tashmë është një zotim i mbajtur premtimi për rritjen e pagave të mësuesit deri […]

todayAugust 1, 2024 12 2

Bota & Kuriozitete

Pranojnë fajin personat e akuzuar për “11 Shtatorin”, sulmin në Kullat Binjake.

Personi i akuzuar për planifikimin e sulmit të “11 shtatorit” dhe dy bashkëpunëtorët e tij kanë pranuar fajin. Këtë e njofton Pentagoni Amerikan duke sqaruar marrëveshjen e arritur me Khalid Sheik Mohamed, Ualid Bin Ataç dhe Mustafa al-Hausaui. Terroristët pranuan akuzat në këmbim të burgut të përjetshëm duke i shpëtuar kështu një procesi që pritej të përmbyllej me një dënim me vdekje në Guantanamo. Ata mbaheshin në burgun famëkeq amerikan […]

todayAugust 1, 2024 17 2

Bota & Kuriozitete

Zbulohet krijesa gjysmë miliard vjeçare.

Zbulohet krijesa gjysmë miliard vjeçare, nëpërmjet rrezeve X. Fosili në madhësinë e një fare, u gjet në një grumbull zhavorri parahistorik gjatë një studimi në depozitat shkëmbore gjysmë miliardë vjeçare në veri të Kinës, të njohura se përmbajnë fosile mikroskopike. Fosili mendohet të jetë 520 milionë vjeçar. Studiuesit krijuan imazhe tredimensionale të fosilit duke nxjerrë imazhe në miniaturë të trurit, një sistemi primitiv të qarkullimit të gjakut dhe madje edhe […]

todayAugust 1, 2024 16 2

Bota & Kuriozitete

Ushtria izraelite konfirmon vrasjen e një lideri të Hamas. Irani nisi ceremoninë e varrimit të Ismail Haniyeh

Teksa Irani dhe Hamas janë në zi, për humbjen e liderit politik të Hamas, Ismail Haniyehu, kryeministri izraelit Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite, gjatë një sulmi në korrik ka vrarë Mohammed Deif, liderin e krahut ushtarak të Hamasit. Deif besohet se ka qenë njëri prej organizatorëve kryesorë të sulmit të Hamasit brenda Izraelit më 7 tetor. Netanyahu është shprehur se janë të përgatitur për çdo skenar të mundshëm. Gjatë ditës, […]

todayAugust 1, 2024 12 2

Bota & Kuriozitete

Vritet lideri politik i Hamas, Ismail Haniyeh.

Ismail Haniyeh, lideri politik i Hamasit është vrarë gjatë një sulmi në Teheran. Lajmin e dha Garda Revolucionare e Iranit, duke fajësuar Izraelin. Garda tha se po heton sulmin që la të vrarë Haniyeh, përderisa ai ishte në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Iranit, Masud Pezeshkian, më 30 korrik. Gjithashtu, Hamasi konfirmoi lajmin përmes një postimi në Telegram më 31 korrik, […]

todayJuly 31, 2024 12 2

Bota & Kuriozitete

Grosseto, qyteti i përbuzur që fitoi çmimin “Pionieri Evropian i Turizmit të zgjuar”

Grosseto, qyteti i përbuzur i cili po fiton çmime si destinacioni më i mirë turistik. Grosseto është një qytet i rajonit të Toskanës, i cili ka qenë përherë i shpërfillur nga vendasit dhe shumë pak i njohur nga turistët. Mirëpo, së fundmi po mirëpret një bum vizitorësh. Vetëm një orë larg Firences dhe Sienës, Grosseto zotëron qendrën historike të qytetit, rezervatet e natyrës së egër dhe plazhet shumë pranë. Grosseto […]

todayJuly 30, 2024 13 2

Shqiperi & Kosove

Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në kabinetin qeveritar

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dekretoi ndryshimet në kabinetin qeveritar. Begaj në zbatim të kompetencave të tij kushtetuese, mori në shqyrtim propozimin e Kryeministrit Edi Rama, të datës 28 korrik 2024, për shkarkimin dhe emërimin e disa ministrave. Në përfundim të procedurës së shqyrtimit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot, më 30 korrik 2024: shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe emërimin e tij si Ministër […]

todayJuly 30, 2024 11 2

Bota & Kuriozitete

Venezuelasit protestojnë kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale

Mijëra protestues kanë dalë në rrugët e Karakasit në Venezuelë, pasi kundërshtojnë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale. Turmat, të drejtuar drejt pallatit presidencial, janë dëgjuar duke bërtitur “Liri, liri!” dhe kanë bërë thirrje për rënie të Qeverisë. Edhe pse protesta ishte paqësore, pati zënka mes disa protestuesëve dhe oficerëve të policisë. Forcat e sigurisë në Venezuelë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome kundër protestuesve. Protestat në kryeqytetin e Venezuelës kanë […]

todayJuly 30, 2024 8 2

Bota & Kuriozitete

Dhjetëra të vdekur nga një rrëshqitje e dheut, si pasojë e përmbytjeve në Indi

Dhjetëra persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë dyshohet se janë të bllokuar, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë rezultuar me rrëshqitje të mëdha dheu në rajonin jugor të Indisë, Kerala. Toka ka rrëshqitur sidomos në zonat kodrinore. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë aktivizuar, mirëpo puna po vështirësohet për shkak të shirave dhe rrëzimit të një ure me rëndësi. Në spitalet lokale janë duke u trajtuar të paktën 66 persona të plagosur, […]

todayJuly 30, 2024 11 2

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%