Aeroporti i Milanos do të emërohet “ Berlusconi”
Zëvendës kryeministri i Italisë Matteo Salvini tha se aeroporti Malpensa në Milano do të mbajë emrin e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi. Salvini deklaroi se Komiteti Drejtues i Autoritetit Kombëtar të Aviacionit Civil të Italisë ENAC miratoi kërkesën e paraqitur nga rajoni i Lombardisë një vit më parë. “Vendimi përfundimtar i takon ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit dhe unë jam gati të vendos firmën time të fundit, me krenari dhe emocion, […]