Xhesika

472 Results / Page 25 of 53

Background

Bota & Kuriozitete

Dua Lipa ndez skenën në “Glastonbury Festival”

Dua Lipa performoi në festivalin më të madh britanik, Glastonbury Festival. Ylli shqiptar me famë botërore, ndezi skenën duke performuar këngët e saj hit, si Training Season, One Kiss, Illusion, Break My Heart dhe Levitating. BBC, duke shkruajtur për të, lavdëroi koreografinë e Duas, performancën ambicioze dhe dinamike të saj. Sipas BBC, koreografia dhe ritmi i la njerëzit pa frymë. Dua Lipa përmbylli performancën me këngën “Houdini”. Gjatë performancës, ajo […]

todayJune 30, 2024 9 9

Bota & Kuriozitete

Do të ketë “pasoja fatale” paralajmëron Koreja e Veriut për stërvitjen e përbashkët të SHBA-së, Japonisë dhe Koresë së Jugut

Koreja e Veriut ka paralajmëruar “pasoja fatale”, duke dënuar kështu, stërvitjet e përbashkëta ushtarake të Koresë së Jugut, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara. Koreja e Veriut i cilësoi stërvitjet si “version aziatik të NATO-s”. SHBA-të, Japonia dhe Koreja e Jugut përfunduan stërvitjet treditore të quajtura “Shqiponja e Lirë”, ku u përfshin raketa balistike, mbrojtja ajrore, trajnimet për sulme nga nëndetëset dhe stërvitje për mbrojtje kibernetike. Udhëheqësit e shteteve aleate, gjatë […]

todayJune 30, 2024 7 3

Bota & Kuriozitete

Zbulohen 180 000 bletë në tavanin e një shtëpie

Një koloni gjigante prej rreth 180 mijë bletësh u zbuluan që qëndronin brenda tavanit të një shtëpie. Bletët besohet se kanë qëndruar mbi tavanin e gipsit të një dhomë gjumi për disa vite. Pronarët e shtëpisë thanë se kishin dëgjuar gumëzhima shpeshherë. Në shtëpi u gjetën tri koloni, secila me deri në 60 mijë bletë. Një bletar i specializuar u thirr për të zhvendosur tufën në koshere të përkohshme. Kolonitë […]

todayJune 29, 2024 7

Bota & Kuriozitete

Shkencëtarët: Shpërthimet në Islandë mund të zgjasin për dekada

  Shpërthimet e fundit vullkanike të Islandës mund të zgjasin për dekada apo edhe shekuj, sipas hulumtimit të botuar në revistën Terra Nova. Seria e shpërthimeve filloi në vitin 2021 në gadishullin Reykjanes në pjesën jugperëndimore të ishullit, vetëm 55 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Reykjavík. Një pjesë e madhe e popullsisë së ishullit të Atlantikut të Veriut jeton në rajonin e prekur. Gjithashtu, ekziston i vetmi aeroport ndërkombëtar dhe […]

todayJune 29, 2024 5

Bota & Kuriozitete

Biden pranon se nuk kishte paraqitje të mirë gjatë debatit me Trumpin

  Presidenti amerikan, Joe Biden, tentoi të qetësonte demokratët lidhur me paraqitjen e tij gjatë debatit me ish-presidentin, Donald Trump. Hezitimi i tij gjatë debatit dhe komentet e zbehta në veçanti në fillim të tij, nxitën shqetësime edhe në mesin e anëtarëve të partisë së tij se 81-vjeçari nuk është i gatshëm të udhëheqë vendin edhe për katër vjet të tjera. Pas debatit u krijua një moment krizë në fushatën […]

todayJune 29, 2024 11

Bota & Kuriozitete

Michael Jackson, më shumë se 500 milionë dollarë borxh kur vdiq

Michael Jackson kishte më shumë se 500 milionë dollarë borxh kur vdiq. Kështu pretendojnë dokumentet e reja të gjykatës. Jackson, 50 vjeçar, ishte në një krizë të thellë financiare kur vdiq, sipas një peticioni që ekzekutorët e pasurisë së tij depozituan në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit. Në dosjen e tij thuhet se:  “Në kohën e vdekjes së Michael Jackson, asetet më të rëndësishme të tij ishin […]

todayJune 29, 2024 7

Shqiperi & Kosove

Kosova ndalon përdorimin e TikTok-ut në institucionet publike

Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim që ndalon përdorimin dhe funksionimin e aplikacionit TikTok në institucionet shtetërore të vendit. Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, tha se ndalimi i kësaj platforme bëhet për shkak të rreziqeve kibernetike. Vendimi i Qeverisë obligon të gjitha institucionet publike të cilat janë pronare dhe administrojnë rrjete shtetërore të komunikimit “që të vendosin kufizimet nevojshme teknike për […]

todayJune 28, 2024 10 4

Bota & Kuriozitete

Nisin debatet presidenciale në SHBA

Nisin debatet presidenciale në Amerikë, për zgjedhjet e nëntorit. Nga çështjet si emigracioni, aborti, politikat e jashtme, në armiqësi personale mes presidentit aktual, Joe Biden dhe ish presidentit, Donald Trump.  BIDEN- " Kur u largua, gjërat ishin në kaos. Ne kishim një ekonomi që ishte në rënie të lirë. Ekonomia u rrëzua. Nuk kishte punë. Norma e papunësisë u rrit në 15%. Ishte e tmerrshme. Dhe ajo që duhej të […]

todayJune 28, 2024 10

Shqiperi & Kosove

INSTAT/ Popullsia në Shqipëri është tkurrur

Shqipëria ka aktualisht 2 milionë e 204 mijë e 113 banorë. Shifra u bë publike nga Instituti i Statistikave dhe krahasuar me regjistrimin e fundit të popullsisë të vitit 2011, rezulton që Shqipëria ka 419 mijë e 831 banorë më pak. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, numri i familjeve është 755.950 dhe një familje ka mesatarisht 3.2 anëtarë. Ndërsa, numri i popullsisë ka rënë me thuajse 17 për […]

todayJune 28, 2024 12

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%