Dhjetëra punëtorë të vdekur, si pasojë e zjarrit në një ndërtesë në Kuvajt
Të paktën 41 vetë kanë humbur jetën dhe rreth 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një zjarri të rënë në një ndërtesë në Kuvajt. Sipas medias shtetërore, ndërtesa është përdorur për strehimin e punëtorëve. Zjarri u njoftua tek autoritetet në orën 6:00 të mëngjesit të orës lokale. Ndërkohë që autoritetet nisën hetimin për shkakun e zjarrit, policia nuk dha detaje për moshën apo kombësinë e punëtorëve. […]