SHBA, paketë shtesë ushtarake, 275 milionë dollar për Ukrainën
SHBA-ja pritet të shpallë një ndihmë ushtarake shtesë prej 275 milionë dollarësh për Ukrainën, ndërsa Kievi përpiqet të pengojë përparimet e trupave ruse në rajonin e Kharkiv. Kjo do të jetë hera e katërt që SHBA-ja e ndihmon ushtarakisht Ukrainën që kur Kongresi miratoi projekt-ligjin për ndihmën e huaj. Sipas dy zyrtarëve amerikanë anonim, paketa përfshin sisteme raketash artilerie HIMARS, municione, fishekë 155 mm dhe 105 mm, sisteme antitank Javelin […]