Xhesika

472 Results / Page 41 of 53

Background

Bota & Kuriozitete

GJND fletëarrestime për kryeministrin izraelit dhe liderët e Hamasit/ Krime kundër njerëzimit në Gaza

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale-GJNP ka thënë se ka kërkuar lëshimin e fletarrestimeve për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, si dhe për liderët kryesorë të Hamasit, grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Khan tha se beson se Netanyahu, ministri izraelit i Mbrojtjes, Gallant, dhe tre liderë të Hamasit, janë përgjegjës për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe në Izrael, […]

todayMay 21, 2024 8 2

Bota & Kuriozitete

Homazhet për presidentin iranian Ebrahim Raisi

Mijëra njerëz u mblodhën në qytetin Tabriz dhe Teheran, për të vajtuar vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi. Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei shpalli pesë ditë zie, duke inkurajuar njerëzit të ndjekin sesionet e zisë publike. Autoritetet iraniane kanë caktuar edhe disa ceremoni të tjera për Raisin. Ceremonitë janë caktuar edhe në qytete të tjera të vendit e më 23 maj, Raisi do të varroset në qytetin Mashhad. […]

todayMay 21, 2024 5 2

Bota & Kuriozitete

1 i vdekur, dhjetëra të plagosur në avionin nga Londra, i goditur nga turbulencat e rënda

Një pasagjer është vrarë dhe më shumë se 30 të tjerë janë plagosur në një fluturim të Singapore Airlines nga Londra në Singapor, e goditur nga turbulencat e rënda. Boeing 777-300ER me destinacion Singaporin u ul në Bangkok në 15:45 me orën lokale. Avioni transportonte gjithsej 211 pasagjerë dhe 18 ekuipazh, tha linja ajrore në një deklaratë.

todayMay 21, 2024 26 2

Bota & Kuriozitete

Ora “Richard Mille”, pritet 4 milionë dollarë në ankand

Një nga orët e rralla të koleksionit të Richard Mille pritet të shitet në ankand për 4 milionë dollarë. Shtëpia e ankandeve Christie's në Nju Jork është shprehur se do të ofrojë orën e saj të rrallë, më të shtrenjtë ndonjëherë. Ora transparente Richard Mille, me një dizajn kompleks, e skeletizuar me kristale safiri, pritet të shitet deri në 4 milionë dollarë në ankand më datën 10 qershor. Sipas shtëpisë […]

todayMay 21, 2024 7 3

Bota & Kuriozitete

Pentagoni zotohet se do të vazhdojë të dërgojë artileri në Ukrainë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u zotua se do të vazhdojë dërgimin e armëve amerikane në Ukrainë, ndërkohë që Kievi është duke u përballur me një nga momentet e tij më të vështira. Ndërkohë që Rusia po sulmon rajonin e Kharkivit, Ukraina gjithashtu ka filluar një sulm të madh në Gadishullin e Krimesë, të pushtuar nga Rusia. Bëhet e ditur se Austin dhe rreth 50 liderë të mbrojtjes nga […]

todayMay 21, 2024 5 2

Bota & Kuriozitete

Taylor Swift theu rekord pjesëmarrjesh në koncertin e saj në Stokholm

Taylor Swift mbajti të parin nga tre koncertet e saj në Stokholm, Suedi, ku njoftoi se fansat e saj thyen rekordin e pjesëmarrjes në ‘Friends Arena’. Ajo, e emocionuar për pjesëmarrjen masive të fansave të saj në stadium, tha se koncertin realisht e bënë fansat. Swift e vlerësoi si koncertin më të madh ndonjëherë. Sipas faqes së internetit të stadiumit, kapaciteti i tij i koncerteve ndryshon dhe mund të mbajë […]

todayMay 21, 2024 13 2

Bota & Kuriozitete

A e dini se sot është Dita Ndërkombëtare e Çajit?

21 Maji, Dita Ndërkombëtare e Çajit është  shpallur si e tillë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Çaji është pija më e konsumuar në botë, pas ujit. Mendohet se çaji e ka origjinën në Indinë verilindore, Mianmarin Verior dhe Kinën Jugperëndimore, por vendi i saktë ku u rrit për herë të parë bima nuk dihet. Sipas dëshmive, çaji është konsumuar në Kinë rreth 5000 vjet më parë. Konsumimi i çajit […]

todayMay 21, 2024 6 2

Bota & Kuriozitete

Vdes presidenti i Iranit dhe Ministri i Jashtëm iranian në një aksident me helikopter

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, dhe shoqëruesit e tij, përfshirë ministrin e Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian, janë gjetur të vdekur në veriperëndim të vendit, ku u rrëzuan me helikopter. Sipas televizionit shtetëror të Iranit, helikopteri u rrëzua si pasojë e motit të keq. Helikopteri i Raisit po kthehej nga qyteti Tabriz kur u rrëzua në afërsi të qytetit Jolfa. Televizioni shtetëror e kishte përshkruar si “ulje të vrazhdët”, por disa media […]

todayMay 20, 2024 10 3

Bota & Kuriozitete

Në Britani u hap ekspozita “100 vjet fotografi mbretërore”

“Një shekull fotografie” është ekspozita e parë në Galerinë e Mbretit e sapo hapur në Pallatin Buckingham. Fotografitë janë të gjitha nga koleksioni mbretëror, duke shfaqur 150 foto nga 40 fotografë. Duke filluar nga vitet 1920, ekspozita paraqet portretet mbretërore nga fillimet e saj në fotografinë bardh e zi, deri te përshkrimet shumëngjyrëshe dhe moderne në shekullin e 21-të. Fotografia ka qenë një mënyrë e rëndësishme për familjen mbretërore britanike […]

todayMay 17, 2024 9 2

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%