Xhesika

101 Results / Page 6 of 12

Background

Shqiperi & Kosove

Sali Berisha lirohet nga masa e “arrestit të shtëpisë”. Ja çfarë tha avokati i tij.

Lirohet nga “arresti i shtëpisë” kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Berisha u lirua pas 11 muajsh nën masën “arrest i shtëpisë”, nga Gjykata e Posaçme. Edhe pse SPAK kërkoi vazhdimin e masës së sigurisë, sipas gjykatës së posaçme nuk ekzistojnë më kushtet ligjore për mbajtjen e Berishës në masën “arrest i shtëpisë.” Lajmin e bëri të ditur avokati i Berishës, i cili mes të tjerash ironizoi SPAK-un duke thënë […]

todayNovember 27, 2024 12

Shqiperi & Kosove

22 nëntori, Dita e Alfabetit

Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit ka qenë një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, mes datave 14 nëntor-22 nëntor 1908,  për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Data 22 nëntor përbën tashmë një ditë përkujtimuese në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në diasporën shqiptare, e njohur si Dita e Alfabetit. Përpara kongresit, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë alfabetesh, pa llogaritur nënvariantet. Kongresi u mbajt […]

todayNovember 22, 2024 21

Shqiperi & Kosove

Për të tretën herë radhazi, kombëtarja luan pa kapitenin Gjimshiti!

  Pas kontrolleve të para është mësuar se Berat Gjimshiti ka marrë një goditje të fortë në kaviljen e djathtë. Për këtë motiv mbrojtësi nuk do të grumbullohet me Kombëtaren kuqezi. Ai do të qëndrojë në Bergamo ku pritet që të fillojë fazën e rikuperimit, ndërsa Gasperini shpreson ta ketë gati për ndeshjen e radhës pas dy javësh, edhe pse mjekët për një datë të saktë kanë pranuar ta flasin […]

todayNovember 11, 2024 11

Shqiperi & Kosove

Gjenden artefakte ilire në një fshat shqiptar të Strugës

Gjenden artefakte ilire në një fshat shqiptar të Strugës, në Maqedoninë e Veriut. Sipas arkeologëve, artefaktet e gjetura i përkasin fisit ilir të Enkelejdëve. Ata thonë se janë gjetur mbi 100 artefakte, të cilat besohet se në këtë zonë të Strugës kanë banuar fise ilire rreth 2600 vjet para Krishtit. Ndër artefaktet e gjetura ishin helmeta bronzi, unaza ari, dekorime, enë të ndryshme, fletë metalike prej ari. Sipas arkeologut Fitni […]

todayNovember 10, 2024 12

Shqiperi & Kosove

RIKTHEHET ANIJA ME 102 KONTEJNERË NË DURRËS, QË DYSHOHET SE TRANSPORTOI MBETJE TË RREZIKSHME NË TAJLANDË

Rikthehet në Shqipëri anija me 102 kontejnerë që dyshohet se kanë mbetje të rrezikshme, metalurgjike. Kontejnerët janë vënë nën sekuestro me urdhër të prokurorisë së Durrësit dhe mbetjet do të depozitohen në një vend të sigurt. Këto mbetje, që konsiderohen të rrezikshme, besohet se janë krijuar gjatë proceseve teknologjike nga aktiviteti i kompanisë turke 'Kurum International', në Elbasan. Qeveria e Shqipërisë ka thënë disa herë se lajmet për “transportim të […]

todayOctober 28, 2024 11

Shqiperi & Kosove

SHTOHEN AKUZAT NDAJ ILIR METËS. ISH DEPUTETI: META, I PËRFSHIRË NË NJË VRASJE

Shtohen akuzat ndaj ish presidentit të Shqipërisë, kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës. Ish deputeti Halit Valteri, personi që bëri kallëzimin në SPAK ndaj Ilir Metës për çështjen e lobimeve dhe kontratave qindra miliona dollarësh në SHBA, deklaroi në televizionin A2 CNN, akuza se ish kreu i shtetit, Meta, është i përfshirë në një vrasje të bujshme në Lezhë. Valteri e cilëson Ilir Metën, si e keqja më e […]

todayOctober 25, 2024 33

Shqiperi & Kosove

ARRESTOHET ISH PRESIDENTI I REP. SË SHQIPËRISË, ILIR META. META AKUZOHET PËR TRI VEPRA PENALE. BERISHA: PERSEKUTIM POLITIK. DETYRIM PARAQITJE PËR MONIKA KRYEMADHIN

Arrestohet ish presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Meta u arrestua nga SPAK, nën akuzat për tri vepra penale. Ilir Meta akuzohet për pastrim parash, korrupsion dhe pasuri të padeklaruar. Opozita shqiptare e sheh arrestimin e Metës si persekutim politik. SALI BERISHA, KREU I PARTISË DEMOKRATIKE “Çdo gjë ndaj tij është politike. Persekutimi politik i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik. Nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë […]

todayOctober 21, 2024 27

Shqiperi & Kosove

Akuza dhe ndëshkime të ndërsjella mes PS dhe PD në Shqipëri. Policia kallëzon 7 deputetë demokrat në SPAK. Ministri i brendshëm mohon akuzat për kanosje me armë të deputetëve nga Policia.

Vazhdojnë akuzat dhe ndëshkimet e ndërsjella mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike në Shqipëri. Pas kaosit të krijuar ditën e djeshme brenda sallës së kuvendit dhe jashtë tij, Policia ka dërguar në SPAK, 7 deputetë të Partisë demokratike, për veprat “Kanosja”, “Shkelje e rregullave mbi lëndët helmuese”, referuar deputetet Elda Hoti e cila hodhi lëndë të dyshuar si benzinë në sallë, dhe veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së […]

todayOctober 18, 2024 12

Shqiperi & Kosove

Kaos në Kuvendin e Shqipërisë.

Kaos në Kuvendin e Shqipërisë. Opozitarët brenda sallës së Kuvendit mblodhën karriget, duke treguar “mosbindje” dhe duke penguar seancën plenare. Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, hodhi lëndë plasëse në sallë, gjë që u shoqërua me përjashtimin e saj nga seanca. Nga ana tjetër, opozitarët e përjashtuar tentuan të hyjnë me dhunë në sallën e Kuvendit, teksa Garda e Republikës kishte bllokuar hyrjen në Kuvend me gardh metalik. Deputetët vijuan […]

todayOctober 17, 2024 15

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%