Xhesika

101 Results / Page 8 of 12

Background

Shqiperi & Kosove

Sot, zgjedhjet e parakohshme në Himarë. Ja cilët janë kandidatët për kryetar bashkie.

Qytetarët në Himarë votojnë sot në zgjedhje të parakohshme për kryetar bashkie. Zgjedhjet e reja u thirrën nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj pasi kryetarit të zgjedhur në zgjedhjet e fundit, Alfred Beleri, iu hoq mandati nga KQZ-ja, për shkak të dënimit me burg. Në zgjedhjet e sotme garojnë Vangjel Tavo nga Partia Socialiste (pushtetare) dhe Petro Gjikuria nga opozita. Votimi nisi në orën 7:00 dhe përfundon në orën 19:00. […]

todayAugust 4, 2024 11 2

Shqiperi & Kosove

Prishtina notë proteste Shkupit, për incidentin e ndodhur ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit në Aeroportin e Shkupit. Reagime të shumta politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Ministria e Jashtme dhe Diasporës së Kosovës njoftoi se i ka paraqitur një notë proteste autoriteteve në Maqedoninë e Veriut duke kërkuar sqarim të plotë për skandalin me presidenten Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se përveç paraqitjes së notës së protestës, kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, mbrëmjen e 1 gushtit, e ka thirrur në bisedë sqaruese ambasadoren maqedonase në Kosovë, ndërsa është […]

todayAugust 3, 2024 18 2

Shqiperi & Kosove

Skandal diplomatik mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe punonjësit policor në Aeroportin e Shkupit. Reagon MPB e Maqedonisë së Veriut

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni (MPB) ka reaguar pas incidentit në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit duke thënë se sigurimi i Presidentes Osmani ka qenë iniciator i konfliktit mes sigurimit të aeroportit, policisë dhe sigurimit të Presidencës së Kosovës. “Sot (01.08.2024) rreth orës 10 në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit përderisa presidentja e Kosovës ka kaluar kontrollin kufitar, në momentin kur i është kërkuar që të lëshojë telefonin për të […]

todayAugust 1, 2024 21 3

Shqiperi & Kosove

Miratohet vendimi për fleksibilitet në oraret e punës për punonjësit e administratës.

Miratohet vendimi për fleksibilitet në oraret e punës. Punonjësit e administratës do të kenë fleksibilitet në oraret e punës, duke pasur mundësi të përcaktojnë vetë kur do të nisin ditën e punës. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. “Për të garantuar që administrata publike, të jetë një punëdhënës më tërheqës, parashikohet për herë të […]

todayAugust 1, 2024 22 5

Shqiperi & Kosove

Rriten pagat e mësuesëve në Shqipëri. Mesatarja pritet 950 euro.

Rriten pagat e mësuesëve në Shqipëri. Duke nisur që nga muaji gusht, rreth 30 mijë mësues do të kenë rritje rroge, me reformën e pagave. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu në një intervistë për Top Channel. Ministrja tha se qeveria synon arritjen e pagës në 950 euro mesatarisht për arsimtarët. “Tashmë është një zotim i mbajtur premtimi për rritjen e pagave të mësuesit deri […]

todayAugust 1, 2024 15 2

Shqiperi & Kosove

Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në kabinetin qeveritar

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dekretoi ndryshimet në kabinetin qeveritar. Begaj në zbatim të kompetencave të tij kushtetuese, mori në shqyrtim propozimin e Kryeministrit Edi Rama, të datës 28 korrik 2024, për shkarkimin dhe emërimin e disa ministrave. Në përfundim të procedurës së shqyrtimit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot, më 30 korrik 2024: shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe emërimin e tij si Ministër […]

todayJuly 30, 2024 17 2

Shqiperi & Kosove

Situatë kritike e zjarreve në Shqipëri

Situatë kritike nga zjarret në Shëngjin, në Shqipëri. Zjarret kanë kapluar fshatin Mal në Shëngjin, teksa vazhdojnë të jenë ende aktive që në fundjavë. Për shkak të erës, vatrat janë përhapur edhe më tej, pranë banesave dhe hoteleve, duke e bërë ë pamundur izolimin e tyre. Sipas autoriteteve, banorët e zonës janë evakuuar. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes janë angazhuar në operacionet e shuarjes së zjarreve në 24 orë, […]

todayJuly 30, 2024 11 2

Shqiperi & Kosove

Rama propozon ndryshime në Qeveri dhe kryesinë e Kuvendit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka propozuar që të bëhen ndryshime në ekzekutivin që ai udhëheq. Gjatë fjalimit para kongresit të Partisë Socialiste, që ai drejton, Rama tha se menjëherë do t’i dorëzojë presidentit Bajram Begaj, propozimet e tij, që prekin ministritë kyçe, siç janë e Brendshme, e Mbrojtjes dhe e Financave. Taulant Balla do të lërë drejtimin e Ministrisë së Brendshme dhe është propozuar që të marrë drejtimin e […]

todayJuly 28, 2024 8 2

Shqiperi & Kosove

Vritet një polic në Serbi. Autoritetet, vrasësi është shtetas i Kosovës./ Kurti reagon. Mos politizoni ngjarjen

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiq, ka thënë se një zyrtar policor është vrarë në Lloznicë, qytetin perëndimor në Serbi, në kufi me Bosnje e Hercegovinën, në orët e para të së enjtes, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Policia serbe është në kërkim të sulmuesit. Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga autoritetet […]

todayJuly 18, 2024 14

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%