Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Bazat ushtarake dhe personeli amerikan në të gjithë Evropën u vunë në gatishmëri të shtuar, pasi informacionet e reja të inteligjencës paralajmëruan për një sulm të mundshëm terrorist. Një zyrtar i mbrojtjes amerikane konfirmoi se objektet ushtarake në të gjithë Komandën Evropiane të SHBA-së u ngritën në shkallën “Charlie” të mbrojtjes, që do të thotë se një sulm është i mundur. Zyrtari nuk dha detaje për përmbajtjen e informacioneve të inteligjencës. Megjithëse, në njoftimin e Komandës thuhet se masat e shtuara të sigurisë, janë rezultat i një kombinimi faktorësh dhe jo ndonjë kërcënimi specifik. Komanda Evropiane e SHBA-së këshilloi personelin në Evropë që “të tregojë kujdes në çdo kohë, të raportojë aktivitete të dyshimta, t’i ndjekë këshillat për udhëtim që i jep Departamenti i Shtetit dhe të ndërmarrë masa të shtuara për zbutjen e rrezikut personal”.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)