Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Bashkimi Evropian do të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë javën e ardhshme. Nisja zyrtare e bisedimeve me Ukrainën do të bëhet në orën 15:30, ndërsa me Moldavinë në orën 18:00. Njoftimi vjen dy javë pasi Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e procesit, duke thënë se të dyja vendet janë përgatitura mjaftueshëm për hapjen formale të procesit për t’u bërë anëtare të BE-së.
Ukraina dhe Moldavia aplikuan për t’iu bashkuar BE-së pak pasi filloi pushtimi rus, ndërsa statusin e vendit kandidat e morën në qershor 2022. Në dhjetor, ato e morën dritën jeshile për nisjen e bisedimeve.
Pak pas njoftimit të kryesueses së presidencës së BE-së, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, e lartësoi vendimin, duke shkruar në X se ndihet “mirënjohës” ndaj bllokut për “vullnetin e tij të fuqishëm”.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)