Bota & Kuriozitete

BE prezanton aplikacion për verifikimin e moshës në internet

todayApril 15, 2026 37

Background
share close

Bashkimi Europian ka prezantuar një aplikacion të ri për verifikimin e moshës në internet, raportoi Reuters. Me këtë aplikacion, përdoruesit do të kenë mundësi të konfirmojnë moshën e tyre duke përdorur një dokument identiteti, por pa zbuluar të dhëna personale, pra në mënyrë anonime.

Qëllimi i aplikacionit është të ndihmojë vendet anëtare të kufizojnë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale dhe t’i mbrojnë ata nga përmbajtjet e papërshtatshme.

Duke folur në një konferencë për shtyp, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi rëndësinë e këtij hapi. Ajo u shpreh se aplikacioni u jep prindërve, mësuesve dhe të rriturve të tjerë një mjet të fuqishëm për të mbrojtur fëmijët. Sipas saj, institucionet europiane do të mbajnë një qëndrim të rreptë ndaj kompanive që nuk respektojnë të drejtat e fëmijëve, duke paralajmëruar “tolerancë zero”.

Ndërkohë, sipas Reuters, një vendim për vendosjen e një kufiri të përbashkët moshe në nivel të Bashkimit Europian për përdorimin e rrjeteve sociale pritet të merret gjatë verës.

Burimi: Reuters

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%