Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Presidenti i SHBA, Joe Biden, dënoi sulmet raketore ruse të hënën në Ukrainë, ku mbetën të vrarë më shumë se 35 persona.
Biden e cilësoi brutalitet rus, teksa u zotua se do ta forcojë mbrojtjen ajrore të Kievit.
Shënjestër e sulmeve ruse ishte edhe një spital për fëmijë, ku mbetën të vrarë dy punonjës. Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, e shpalli 9 korrikun ditë zie, pas sulmeve vdekjeprurëse në kryeqytet dhe rrethina.
Biden tha se përforcimet e mëtejshme për mbrojtjen ajrore të Ukrainës, do të shpallen gjatë Samitit të NATO-s që nis punimet sot në Uashington.
Nga ana tjetër, Rusia është shprehur se do ta ndjekë me vëmendjen më të madhe Samitin e NATO-s.
Udhëheqës nga 32 shtetet anëtare të NATO-s, vendet e tyre partnere dhe BE-ja do të mblidhen për të shënuar 75-vjetorin e aleancës. Pritet që edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të jetë i pranishëm.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)