Bota & Kuriozitete

Biden paralajmëron Izraelin se SHBA do t’i ndalojë furnizimet me disa armë, nëse ai nis operacion të madh në Rafah

todayMay 9, 2024 3

Background
share close

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, paralajmëroi Izraelin se SHBA-ja do t’i ndalojë furnizimet me disa armë, nëse ai nis operacion të madh tokësor në qytetin Rafah të Gazës. “Nëse ata hyjnë në Rafah, unë nuk do t’i furnizoj me armët që janë përdorur historikisht për t’u marrë me Rafahun”, tha Biden gjatë një interviste për rrjetin televiziv, CNN. Ai shtoi se “do të vazhdojë të angazhohet që Izraeli të jetë i sigurt”. Por, pavarësisht kundërshtimit të fortë të SHBA-së, Izraeli duket se është gati për ta pushtuar në shkallë të plotë Rafahun. Në ofensivën hakmarrëse të Izraelit në Gazë, e cila vazhdon ende, janë vrarë afro 35.000 njerëz, sipas autoriteteve në enklavë. Ushtria e Izraelit thotë se fitorja kundër Hamasit është e pamundur pa e marrë kontrollin e qytetit Rafah. Por, zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se operacioni në këtë qytet – ku popullsia është shtuar me refugjatë nga pjesë të tjera të Gazës – mund të çojë në numër të madh të viktimave civile.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%