Bota & Kuriozitete

Bilanc tragjik si pasojë e tërmetit shkatërrues në Mianmar. Më shumë se 1500 persona të vdekur. Kërkimet vazhdojnë.

todayMarch 29, 2025 16

Background
share close

Mbi 1500 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm 7.7 ballësh në Mianmar. Të paktën dhjetëra persona vazhdojnë të jenë të zhdukur, teksa më shumë se 2000 të tjerë janë lënduar. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesave të shembura. Qeveria e udhëhequr nga ushtria e vendit dha njoftimin, duke shtuar se numrat mund të rriten ende. Qindra ndihma humanitare dhe ekipe shpëtimi, përfshirë staf mjekësor, ekspertë tërmetesh dhe zjarrfikës u dërguan nga shtetet e tjera përfshirë Rusinë, Kinën, Indinë. Ndihmat humanitare përfshijnë ushqime, komplete higjienike, gjeneratorë, ilaçe, batanije e shumë të tjera. Tërmeti rrëzoi ndërtesa, spitale, tempuj, ura, si dhe shkatërroi rrugë të shumta dhe la pjesën më të madhe të zonave pa energji elektrike, telefon dhe internet. Me një thellësi prej 10 kilometrash, ky ishte një nga tërmetet më të forta të regjistruara kohët e fundit në këtë rajon. Lëkundjet e fuqishme u ndjenë edhe në vendet fqinje si Tajlanda dhe Bangladeshi. Po ashtu, u regjistruan pasgoditje të fuqishme. Qytetarët janë këshilluar të ndjekin udhëzimet e sigurisë për të shmangur rreziqet e mëtejshme.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%