Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, arriti në Ukrainë në mbrëmjen e 13 majit. Gjatë kësaj vizite ai do të takohet me zyrtarë të lartë ukrainas për të riafirmuar mbështetjen e Uashingtonit për Ukrainën. Gjithashtu, Blinken do të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky, kryeministrin ukrainas dhe Ministrin e Jashtëm. Sipas zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, kryediplomati amerikan dhe udhëheqja ukrainase do të diskutojnë për më të rejat nga fushëbeteja, për ndikimin e ndihmës së re amerikane në fushën e sigurisë dhe ekonomisë dhe për zotimet afatgjata për siguri dhe zotime të tjera. Ai shtoi se Blinken po ashtu gjatë ditës do të mbajë një fjalim para studentëve të një poliklinike në Kiev.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)