Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Bashkimi Evropian i kërkon Izraelit t’i japë fund menjëherë operacionit të tij ushtarak në Rafah. Ky operacion po prish më tej shpërndarjen e ndihmave humanitare në Gaza dhe po çon në më shumë zhvendosje të brendshme, ekspozim ndaj zisë së bukës dhe vuajtjeve njerëzore. Sipas të Drejtës Humanitare Ndërkombëtare, Izraeli duhet të lejojë dhe lehtësojë kalimin pa pengesa të ndihmave humanitare për civilët. Por, ndërkohë që BE bën thirrje për ndalim të menjëhershëm, ushtria izraelite vazhdon me sulmet. Ushtria izraelite ka intensifikuar operacionet e saj në kampin e refugjatëve Jabali, si dhe ka sulmuar zonat në lindje të Rafahut. Në një deklaratë për media, zyrtari i lartë i BE-së, Zhozef Borrell, tha se ky operacion duhet të ndalojë.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)