Bota & Kuriozitete

Bota po kalon një “black out” pas rënies së sistemeve të IT

todayJuly 19, 2024 6

Background
share close

Kompania globale, Crowdstrike ka thënë se problemet kibernetike që janë shkaktuar në gjithë botën, janë pasojë e një “defekti” gjatë përditësimit të një sistemit të saj. Kjo kompani krijon softuerë për të luftuar viruset kompjuterike. Crowdstrike ka thënë se është duke punuar vazhdimisht me konsumatorët. “Sistemet Mac dhe Linux nuk janë prekur. Ky nuk është incident i sigurisë apo sulm kibernetik. Problemi është identifikuar, izoluar dhe po punohet në të”, ka thënë kompania përmes një deklarate. Shumë kompani të mëdha ajrore në Shtetet e Bashkuara, i kanë anuluar fluturimet, për shkak të problemeve me komunikim, derisa kompani të tjera mediatike, banka dhe spitale në shumë vende të botës, kanë raportuar që kanë probleme me sistemet kompjuterike dhe që po u pamundësohet puna. Në Kosovë, Kompania për Furnizim me Energji Elektrike e Kosovës- KESCO, ka bërë të ditur se qysh prej mëngjesit është duke hasur në vështirësi në kryerjen e punëve për shkak të rënies së sistemit kompjuterik.  Në Kroaci raportohet të ketë rënë Sistemi Qendror Informativ Shëndetësor.  Aeroporti në Berlin ka paralajmëruar që vonesa në fluturime do të ketë gjithë ditën. Zëdhënësi i Aeroportit të Cyrihut ka thënë se nuk ka probleme, por fluturimet për Berlin i ka anuluar për shkak të problemeve atje. Kompania e fluturimeve Lufthansa ka thënë se operacionet e saj janë prekur pjesshëm, dhe që mund të ketë anulime apo vonesa në fluturime. Air Franc ka raportuar, gjithashtu, që fluturimet e kompanisë janë prekur si pasojë e problemeve me kompani tjera në gjithë botën. Ngjashëm edhe linja holandeze KLM.  Kaos është shkaktuar edhe në aeroportin e Nju Delhit në Indi.

Gjithashtu platforma e bursës së Londrës ka shfaqur gjithmonë ndërprerje të sistemit. Televizioni britanik Sky News ka qenë për pak kohë jashtë transmetimit. Policia në shtetin amerikan të Alaskës ka raportuar për bllokim të linjës për emergjenca – 911. Në Australi, mediat, bankat dhe kompanitë kanë thënë se kanë hasur në probleme me internet. Problemi global, është më i madhi i IT-së që nga sulmi kibernetik i WannaCry në maj të vitit 2017. Ai ishte një sulm kibernetik keqdashës që preku një version të vjetër të Windows dhe u përhap automatikisht dhe në mënyrë të pakontrolluar në çdo kompjuter që kishte atë softuer të vjetër dhe të pambrojtur Windows. Ai preku rreth 300,000 kompjuterë në 150 vende të ndryshme. “Crowdstrike” ka humbur një të pestën e vlerës së saj në tregtimin para tregut në SHBA, 21% rënie në tregtimin jozyrtar. Nëse konfirmohet kur tregjet e aksioneve të SHBA të hapen, kjo është një humbje prej 16 miliardë dollarësh në vlerësimin e saj brenda natës.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%