Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Bullgaria do të bëhet zyrtarisht vendi i 21-të që hyn në eurozonë dhe do të përdorë euron si valutë kombëtare duke filluar nga 1 janari 2026.
Vendimi u mor të martën nga ministrat e financave të vendeve të Bashkimit Evropian, të cilët i dhanë miratimin përfundimtar Bullgarisë për të kaluar nga leva tek euro.
Sipas komisionerit evropian për ekonominë, Valdis Dombrovskis, përdorimi i euros do ta ndihmojë ekonominë bullgare të rritet dhe do t’i bëjë produktet dhe shërbimet e saj më konkurruese në tregun e përbashkët evropian.
Edhe Parlamenti Evropian e mbështeti vendimin me shumicë dërrmuese: 531 deputetë votuan pro dhe vetëm 69 kundër.
Vendi i fundit që kaloi në përdorimin e euros ishte Kroacia, e cila u bashkua me eurozonën në vitin 2023.
Written by: admin
Post comments (0)