Bota & Kuriozitete

413 Results / Page 21 of 46

Background

Bota & Kuriozitete

Avioni goditet nga turbulencat e forta/ 30 të lënduar

30 persona të lënduar, gjatë turbulencave të forta që goditën avionin, i cili fluturonte nga Madridi për Montevideo. Avioni Boeing i kompanisë ajrore Air Europa, bëri ulje emergjente në Brazil. Avioni, i cili kishte 325 pasagjerë në bord, u përplas me turbulencat mbi Atlantik, kur gati kishte arritur në bregun brazilian, tha një zëdhënës i Air Europa. Avioni, pastaj, u ul normalisht dhe u prit nga autoambulancat. Zyrtarët e aeroportit thanë se […]

todayJuly 2, 2024 56 4

Bota & Kuriozitete

Hungaria merr kryesimin e BE-së

Hungaria ka marrë prej sot udhëheqjen me rotacion të Bashkimit Evropian. Qeveria e saj ka paralajmëruar se do të përqendrohet në shtatë fusha, mes të cilave edhe: rritja e konkurrencës e BE-së, forcimi i politikës së mbrojtjes, zgjerimi dhe frenimi i migracionit të paligjshëm. “Evropa përballet me sfida të përbashkëta nga lufta në fqinjësinë tonë, konkurrenca globale, situata e brishtë e sigurisë, migrimi i paligjshëm, fatkeqësitë natyrore, efektet e ndryshimeve […]

todayJuly 1, 2024 8

Bota & Kuriozitete

Shtatë të vdekur nga stuhitë në Francë dhe Zvicër

Të paktën 7 të vdekur nga stuhitë e furishme dhe reshjet e dendura që goditën Francën dhe Zvicrën, gjatë fundjavës. Tre persona, 70 dhe 80 vjeç vdiqën në rajonin verilindor në Francë, teksa një pemë u rrëzua mbi makinën me të cilën ata po udhëtonin. Në Zvicër, dy persona vdiqën pas shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan rrëshqitje të dheut në juglindje të shtetit, njoftuan autoritetet. Më pas policia njoftoi se […]

todayJune 30, 2024 12 6

Bota & Kuriozitete

Dua Lipa ndez skenën në “Glastonbury Festival”

Dua Lipa performoi në festivalin më të madh britanik, Glastonbury Festival. Ylli shqiptar me famë botërore, ndezi skenën duke performuar këngët e saj hit, si Training Season, One Kiss, Illusion, Break My Heart dhe Levitating. BBC, duke shkruajtur për të, lavdëroi koreografinë e Duas, performancën ambicioze dhe dinamike të saj. Sipas BBC, koreografia dhe ritmi i la njerëzit pa frymë. Dua Lipa përmbylli performancën me këngën “Houdini”. Gjatë performancës, ajo […]

todayJune 30, 2024 8 9

Bota & Kuriozitete

Do të ketë “pasoja fatale” paralajmëron Koreja e Veriut për stërvitjen e përbashkët të SHBA-së, Japonisë dhe Koresë së Jugut

Koreja e Veriut ka paralajmëruar “pasoja fatale”, duke dënuar kështu, stërvitjet e përbashkëta ushtarake të Koresë së Jugut, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara. Koreja e Veriut i cilësoi stërvitjet si “version aziatik të NATO-s”. SHBA-të, Japonia dhe Koreja e Jugut përfunduan stërvitjet treditore të quajtura “Shqiponja e Lirë”, ku u përfshin raketa balistike, mbrojtja ajrore, trajnimet për sulme nga nëndetëset dhe stërvitje për mbrojtje kibernetike. Udhëheqësit e shteteve aleate, gjatë […]

todayJune 30, 2024 6 3

Bota & Kuriozitete

Zbulohen 180 000 bletë në tavanin e një shtëpie

Një koloni gjigante prej rreth 180 mijë bletësh u zbuluan që qëndronin brenda tavanit të një shtëpie. Bletët besohet se kanë qëndruar mbi tavanin e gipsit të një dhomë gjumi për disa vite. Pronarët e shtëpisë thanë se kishin dëgjuar gumëzhima shpeshherë. Në shtëpi u gjetën tri koloni, secila me deri në 60 mijë bletë. Një bletar i specializuar u thirr për të zhvendosur tufën në koshere të përkohshme. Kolonitë […]

todayJune 29, 2024 7

Bota & Kuriozitete

Shkencëtarët: Shpërthimet në Islandë mund të zgjasin për dekada

  Shpërthimet e fundit vullkanike të Islandës mund të zgjasin për dekada apo edhe shekuj, sipas hulumtimit të botuar në revistën Terra Nova. Seria e shpërthimeve filloi në vitin 2021 në gadishullin Reykjanes në pjesën jugperëndimore të ishullit, vetëm 55 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Reykjavík. Një pjesë e madhe e popullsisë së ishullit të Atlantikut të Veriut jeton në rajonin e prekur. Gjithashtu, ekziston i vetmi aeroport ndërkombëtar dhe […]

todayJune 29, 2024 5

Bota & Kuriozitete

Biden pranon se nuk kishte paraqitje të mirë gjatë debatit me Trumpin

  Presidenti amerikan, Joe Biden, tentoi të qetësonte demokratët lidhur me paraqitjen e tij gjatë debatit me ish-presidentin, Donald Trump. Hezitimi i tij gjatë debatit dhe komentet e zbehta në veçanti në fillim të tij, nxitën shqetësime edhe në mesin e anëtarëve të partisë së tij se 81-vjeçari nuk është i gatshëm të udhëheqë vendin edhe për katër vjet të tjera. Pas debatit u krijua një moment krizë në fushatën […]

todayJune 29, 2024 10

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%