Bota & Kuriozitete

413 Results / Page 27 of 46

Background

Bota & Kuriozitete

OKB: IZRAELI DHE HAMASI DO TE SHTOHEN NE LISTEN E SHKELESVE TE TE DREJTAVE TE FEMIJEVE

OKB do të shtojë Izraelin dhe Hamasin në listën e shkelësve të të drejtave të fëmijëve. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, përpilon çdo vit një listë të shteteve, veprimet e të cilave kërcënojnë fëmijët. Në listë janë përfshirë edhe grupe të Mianmarit dhe Rusisë, për shkak të luftës së paprovokuar në Ukrainë. Guterres e dërgon listën në Këshillin e Sigurimit dhe ky trup më pas vendos […]

todayJune 8, 2024 4

Bota & Kuriozitete

Vdes astronauti amerikan William “Bill” Anders

Bill Anders, 90 vjeç, astronauti i misionit Apollo 8, i cili ka kapur fotografinë ikonike të Tokës nga Hapësira, vdiq si pasojë e rrëzimit të një aeroplani. Autoritetet thanë se aeroplani i vogël është rrëzuar në detin jashtë Uashingtonit. Anders për udhëtimin e tij në hapësirë, ishte shprehur se: "Ne kemi bërë këtë rrugë për të eksploruar Hënën, dhe gjëja më e rëndësishme që kemi zbuluar ka qenë Toka”. Anders […]

todayJune 8, 2024 6

Bota & Kuriozitete

Sulmet izraelite vrasin mbi 30 vetë në një shkollë në Gazë

Të paktën 30 persona të vdekur, përfshirë gra dhe fëmijë, nga një sulm izraelit në një shkollë që strehonte palestinezët e zhvendosur në pjesën qendrore të Gazës, në kampin Nuseirat, drejtuar nga agjencia e OKB-së, UNRUA. Sipas ushtrisë izraelite, militantët e Hamasit po vepronin brenda shkollës, të rigrupuar. Sulmi ndodhi pasi ushtria njoftoi për një operacion të ri sulmesh tokësore dhe ajrore në disa kampe refugjatësh në pjesën qendrore të […]

todayJune 6, 2024 12 2

Bota & Kuriozitete

Sot mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian në 27 vende të BE-së. Ja çfarë duhet të dini!

Rreth 400 milionë persona, shtetas të vendeve të Bashkimit Evropian do të votojnë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Ky vit shënon zgjedhjet e 10-ta parlamentare që nga votimet e para në vitin 1979. Zgjedhjet mbahen çdo pesë vjet. Këtë vit, zgjedhjet do te mbahen nga dita e sotme e deri më datë 9, duke nisur nga Holanda. Numri i anëtarëve të zgjedhur në çdo vend varet nga madhësia e popullsisë. […]

todayJune 6, 2024 14 2

Bota & Kuriozitete

Lopa që u shit 4 milionë $ në ankand

Super lopa Viatinia-19 FIV Mara Moveis, është lopa e cila u shit në ankand me një çmim rekord prej 4.2 milionë dollarë, rekord ky i certifikuar edhe në librin Guinness. Lopa braziliane peshon rreth 1100 kilogramë, një peshë sa dyfishi i mesatares së racës së saj. Brazili është eksportuesi më i madh në botë i mishit të viçit dhe kjo racë e lopëve Viatinia-19 përfaqëson përpjekjet e fermerëve për të […]

todayJune 5, 2024 7 4

Bota & Kuriozitete

Dua Lipa, artistja e parë në histori me pesë këngë me nga 2 miliardë dëgjime në Spotify

Dua Lipa është zyrtarisht artistja e parë në histori me pesë këngë me nga dy miliardë dëgjime në Spotify. Këngët që i kanë nga dy miliardë dëgjime në Spotify janë “Cold heart”, “One kiss”, “Don’t start now”, “Levitating” dhe “New rules”. Ky është një tjetër sukses i artistes shqiptare, lajmin e të cilës e ka shpërndarë babai i Duas, në Instastory. Gjithashtu, gjatë këtij viti, Dua ka nxjerrë albumin e […]

todayJune 5, 2024 7 2

Bota & Kuriozitete

Shpërthen vullkan në Filipine

Të paktën 2,800 persona janë evakuuar pas shpërthimit të vullkanit në Filipine, mbrëmjen e kaluar, i cili zgjati 6 minuta. Shpërthimi ndodhi në malin Kanlaon. Instituti Filipine i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë tha se nga mali Kanlaon doli hi vullkanik dhe shkëmbinj, duke nxjerrë tym deri në 5 km. Përveç evakuimit të njerëzve dhe mbylljes së bizneseve jothelbësore, autoritetet anuluan gjithashtu disa fluturime në aeroportin Bacolod, i cili është më pranë […]

todayJune 4, 2024 5

Bota & Kuriozitete

Kapen 373kg kokainë në Stamboll dhe Bursa të Turqisë

Në Stamboll dhe Bursa të Turqisë, u sekuestruan 373 kilogramë kokainë dhe u arrestuan nëntë vetë, gjatë një aksioni policor. Njoftimin e dha Ministri i Brendshëm turk, Ali Jerlikaya. “Ky aksion u krye me qëllimin për të parandaluar një grup të organizuar kriminal që të dërgonte kokainë nga Amerika e Jugut në Turq”, tha Jerlikaya. Ky aksion policor u quajt “Narcocelik-20”.

todayJune 4, 2024 5

Bota & Kuriozitete

11 të vdekur në Gaza/ Banorët, mungesë të theksuar të ujit të pijshëm

Sulmet izraelite vranë 11 vetë gjatë natës, duke përfshirë një familje dhe tetë policë, në Gazën qendrore, thanë zyrtarët palestinezë të shëndetësisë. Ushtria izraelite sulmoi mbi një shtëpi në kampin e refugjatëve Bureij dhe mbi një automjet policie në qytetin qendror Deir al-Balah. Sipas ushtrisë izraelite, ata përpiqen të shmangin dëmtimin e civilëve dhe fajëson Hamasin për vdekjen e tyre, sepse grupi militant vendos luftëtarë, tunele dhe raketahedhës në zona […]

todayJune 4, 2024 4

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%