Bota & Kuriozitete

416 Results / Page 29 of 47

Background

Bota & Kuriozitete

Pentagoni: Rusia po përdor raketa të Koresë së Veriut

Rusia po përdor raketa balistike të Koresë së Veriut në Ukrainë, u tha në një raport të ri të Pentagonit. Raporti bazohet në analizat e fragmenteve të raketave dhe sipas Shteteve të Bashkuara konfirmon pretendimet e kamotshme se Pheniani po i dërgon armë Moskës. Raporti i Agjencisë për Inteligjencë të Mbrojtjes të Pentagonit ka analizuar imazhe për të konfirmuar se fragmentet e raketave që u gjetën në janar të këtij […]

todayMay 31, 2024 8 2

Bota & Kuriozitete

Kitara e John Lennon nga “Beatles” shitet në ankand për 2.9 milionë dollarë

Kitara e anëtarit të “Beatles” John Lennon u shit në një ankand telefonik në “Hard Rock Cafe” në Nju Jork për një vlerë rekord prej 2.9 milionë dollarë, duke e bërë atë instrumentin më të shtrenjtë të grupit të shitur ndonjëherë në ankand. Kitara e Lennon, që kishte humbur për më shumë se 50 vjet, u gjet në papafingo të një shtëpie në Britaninë e Madhe kur pronarët po përgatiteshin […]

todayMay 31, 2024 8 2

Bota & Kuriozitete

Donald Trump/ presidenti i parë i dënuar për vepër penale

Donald Trump është shpallur fajtor për falsifikimin e regjistrave biznesore të kompanisë, për të ndikuar jashtëligjshëm në zgjedhjet presidenciale në 2016, përmes pagesave për blerjen e heshtjes së një aktoreje pornografie, e cila tha se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Trump. Pas diskutimeve dyditore, 12 pjesëtarët e jurisë në Nju Jork, e shpallën fajtor Trumpin për të gjitha 34 akuzat me të cilat ngarkohej. Më 11 korrik pritet t’i shqiptohet […]

todayMay 31, 2024 12

Bota & Kuriozitete

Katër të arrestuar për sulmet kibernetike

Europol njoftoi se katër persona janë arrestuar në Ukrainë dhe Armeni, më shumë se 2000 domene dhe më shumë se 100 serverë në internet janë nxjerrë jashtë funksionit, gjatë një operacioni që shënjestroi krimin ndërkombëtar kibernetikë. Agjencia për zbatimin e ligjit e BE-së tha se ky ishte “operacioni më i madh kundër ‘botnet’-ve” që kanë luajtur rol të madh në vendosjen e softuerëve keqdashës, që kodojnë të dhënat. Ndërkaq, termi […]

todayMay 30, 2024 7

Bota & Kuriozitete

NATO takim në Pragë/ Debate në aleancë për përdorimin e armëve perëndimore ose jo nga Ukraina kundrejt Rusisë

Aleanca ushtarake e NATO-s zhvillon një takim jozyrtar, dyditor në Pragë, sot dhe nesër nën presionin e disa anëtarëve të saj, përfshirë Francën, të cilët duan që Ukraina të lejojë të godasë territorin rus me armët që i janë dhënë Kievit nga vetë aleatët e NATO-s. Debati për përdorimin ose jo të armëve që vendet perëndimore i kanë ofruar Kievit, ka sjellë trazira në vendet e NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm […]

todayMay 30, 2024 6

Bota & Kuriozitete

Intensifikohen bombardimet në qytetin jugor Rafah, të Gazës

Banorët në Rafah, qytetin jugor të Gazës, kanë raportuar për intensifikim të bombardimeve me artileri dhe të shtëna armësh, pasi Izraeli tha se ka marrë nën kontroll një korridor strategjik në kufirin tokësor të territorit palestinez me Egjiptin. Ushtria izraelite pretendon se forcat ajrore të saj goditën mbi 50 objektiva në të gjithë Rripin e Gazës gjatë ditës së kaluar. Luftime dhe granatime me artileri po ashtu janë raportuar në […]

todayMay 30, 2024 11

Bota & Kuriozitete

SHBA kthen në Itali objekte të vjedhura me vlerë 80 milionë dollarë

SHBA-të kanë kthyer në Itali, rreth 600 vepra arti të vjedhura, në vlerë prej 80 milionë dollarë. Duke filluar që nga statujat prej bronzi të përmasave të mëdha, e deri tek monedhat e vogla romake, pikturat me vaj, mozaikët që nga shekulli i 9, ishin vjedhur vitin e kaluar. Punimet e trafikuara, të plaçkitura nga rajonet italiane të Lazios, Kampanias, Puglias, Kalabrisë dhe Sicilisë, u sekuestruan në Nju Jork dhe […]

todayMay 30, 2024 7

Bota & Kuriozitete

Përfundon sezoni i ngjitjes në Everest, 8 të vdekur

Sezoni i ngjitjeve në malin Everest përfundoi dje. Tetë persona kanë humbur jetën duke u ngjitur që nga nisja e sezonit, në muajin prill. Numri i të vdekurve këtë vit është zvogëluar nga 18 të vitit të kaluar. Të vdekur janë dy alpinistë mongolë, një kenian, një indian dhe një nepalez. Një shtetas britanik dhe dy udhërrëfyes nepalezë janë të zhdukur, por mendohet se kanë vdekur. Më shumë se 600 […]

todayMay 30, 2024 10

Bota & Kuriozitete

Rritet çmimi i arit në nivele rekord

Çmimi i arit është rritur në nivel rekord këto ditë, dhe tregtohet në bursa 2500 $/oz. Të njëjtin trend ka shënuar edhe argjendi, i cili kushton 31.7 $/ oz.  Argjendi arriti nivelet më të larta shumëvjeçare në fillim të javës së kaluar. Kina është blerësi më i madh i lingotave të arit dhe argjendit, pasi vendi kaloi Indinë në vitin 2023, në tregun e bizhuterive. Konsumatorët kinezë u renditën në […]

todayMay 30, 2024 6 2

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%