Sulmet izraelite vazhdojnë në Gaza/ 37 viktima në 24 orë
Në 24 orët e fundit, sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 37 persona, shumica të strehuar në tenda, jashtë qytetit jugor Rafah, thanë zyrtarët spitalorë. Sulmet u kryen në të njëjtën zonë ku u shkaktua zjarri vdekjeprurës ditë më parë në një kamp të të zhvendosurve palestinezë. Sulmet e ditëve të fundit kanë goditur zona në perëndim të Rafahut, ku ushtria izraelite nuk ka urdhëruar civilët që të evakuohen. […]